Komuna e Dollnenit
Komuna e Dollnenit |
---|
Komuna e Dollnenit është komunë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Dollnenit shtrihet në pjesën veriperëndimore të fushëgropës së Pellagonisë, e cila ndodhet në lartësi mbidetare prej 600 metrave. Komuna kufizohet me Komunën e Çashkës në verilindje, Komunën e Prilepit në juglindje, Komunën e Krivogashtanit në jug, Komunën e Krushevës në jugperëndim, dhe Komunën e Brodit në veriperëndim.
Komuna e Dollnenit përfshinë sipërfaqe prej 430 km².
Rreth 2/3 të sipërfaqes është rrafshinë, ndërsa 1/3 është pjesë me sipërfaqe të larta edhe atë sidomos në pjesën më veriore të komunës. Gati 90% e pjesës rrafshinore është sipërfaqe e përpunuar, kurse gjysma e pjesëve malore është livadhe dhe gjysma tjetër është e mbuluar me pyje.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dollneni ka qenë komunë e mëvetësishme deri në vitin 1965 dhe më pas me rregulloret e atëhershme ligjore i është bashkangjitur komunës së Prilepit. Komuna e Dollnenit është rithemeluar sërish me Ligjin për Ndarje Territoriale të vitit 1996.
Në vitin 2004 me Ligjin e ri për ndarje teritoriale, komuna tani përfshinë edhe territorin e komunës së dikurshme të Zhitoshës .
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunë e Dollnenit jetonin 13568 banorë. [1] Sipas përkatësisë etnike, atëbotë shumicën relative etnike e përbënin maqedonasit 4,871 (35.9%), shqiptarë ishin 3,616 (26.7%), turq 2,597 (19.1%), boshnjak 2,380 (17.5%).
Mbështetur në të dhënat vjetore të publikuara nga Agjencia Shtetërore e Statistikave e Maqedonisë së Veriut (2002-2019), ku përfshihen të dhënat vitale të popullsisë dhe ato mbi migrimin e brendshëm, shqiptarët tani janë shumicë relative në Komunën e Dollnenit. Vlerësohet së në fund të vitit 2019, struktura etnike e popullsisë ishte si vijon:
- Shqiptarë 31.7%
- Maqedonas 28.8%
- Turq 20.5%
- Boshnjak 17.8%
- Të tjerë 1.2%
Vendbanimet dhe infrasktruktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Dollnenit përfshinë vendbanimet e pjesës perëndimore të Fushës së Prilepit. Vendbanimet kryesore të banuara me shqiptarë janë Zhitoshë, Cërnilisht dhe Desovë.
Si pasojë e politikave në të kaluarën, fshatrat me shumicë shqiptare në Komunën e Dollnenit kanë infrastrukturë shumë të dobët.[2]
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth 54% të popullsisë së Komunës së Dollnenit merret me bujqësi, ku si kulturë më e përfaqësuar është prodhimi i duhanit dhe kulturat e drithërave. Edhe pse bujqësia është degë kryesore ekonomike në këtë komunë, sërish mungojnë kushtet elementare për zhvillimin e saj duke përfshirë këtu mungesën e sistemeve për ujitje. Mungesa e kësaj infrastrukture në kushte të thatësirave dukshëm zvogëlon produktivitetin e kulturave bujqësore.
Blegtoria në komunë përfaqësohet nga 24% të aktivitetit ekonomik, me 8,000 kokë bagëti dhe 20,000 bagëti të imët. Kushtet për rritjen e bagëtive janë mjaft të favorshme, veçanërisht në zona më të larta, kurse mjedisi i shëndetshëm siguron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e blegtorisë.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 2017, për Kryetar të Komunës së Krushevës u zgjedh Xhemil Qamili (BDI)[3].
Në të njëjtat zgjedhje u zgjodhën edhe këshilltarët e Këshillit të Komunës. Këshilli i Komunës ka 15 anëtarë: BDI 3, LSDM 3, VMRO-DMPNE 2, ASH 2, Besa 1, PDSH 1, PDT 1, si dhe dy këshilltarë të pavarur.
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi fillor në Komunën e Dollnenit është i organizuar në shtatë shkolla fillore qendrore:
- SHF “Ismail Qemaili” në Cërnilisht me paralelet e ndara në Kostincë, Gostirazhan, Sekircë
- SHF “Liria” në Zhitoshë me paralelen e ndarë në Llokven
- SHF “Mirçe Acev” në Llazhan
- SHF “Pec Daskallot” në Dollnen me paralelet e ndara në Vrançe, Senokos, Braillovë, Bellopolë, Zapollzhan
- SHF “Vera Ciriviri-Trena” në Debreshtë
- SHF “Gjorgje Petrov” në Ropotovë me paralelen e ndarë në Sarandinovë
- SHF “Pere Toshev” në Desovë me paralelet e ndara në Dupjaçan, Drenoc, Nebregovë
Në vitin shkollor 2018/2019 mësimin fillor në Komunën e Dollnenit e vijuan gjithsej 1,811 nxënës, prej të cilëve 647 shqiptarë, 460 maqedonas, 414 turq, 287 boshnjak dhe 3 të tjerë.[4]
Arsimi i mesëm zhvillohet në Zhitosh, ku janë të organizuara paralelet e ndara të Gjimnazit “Drita” nga Kërçova.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Regjistrimi i popullsisë i vitit 2002
- ^ Komuna e Dollnenit me probleme infrastrukturore
- ^ Komisioni Qendror Zgjedhor: Rezultatet e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave 2017
- ^ "Makstat: Viti shkollor 2018/2019". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2020. Marrë më 29 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Selia: Dollnen dhe vendbanimet: Bellopolë | Braillovë | Cërnilisht | Dabjan | Debreshtë | Desovë | Dollgaec | Drenoc | Dubjaçan | Gornosellë | Gostirazhan | Kostincë | Koshinë | Kutleshevë | Llazhan | Llokven | Margar | Mramoran i Vogël | Nebregovë | Novoselan | Peshtalevë | Rilevë | Ropotovë | Sarandinovë | Sekircë | Senokos | Sllepçë | Sllivjë | Sredorek | Strovi | Vrançë | Zabërçan | Zapollzhan | Zërzë | Zhabjan | Zhitoshë
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Komuna në Maqedoninë e Veriut
- Komuna e Dollnenit