Komuna e Manastirit
Komuna e Manastirit |
---|
Komuna e Manastirit është komunë që shtrihet në pjesën jugore të Maqedonisë. Qendra e komunës është vetë qyteti i Manastirit. Manastiri, me mbi 90.000 banorë, është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë dhe ka sipërfaqe prej 787,95 km². Gjendet në 630m lartësi mbidetare, 175 km nga kryeqyteti Shkupi, 180 km nga Selaniku dhe vetëm 15 km nga kufiri grek. Manastiri, qytet me traditë të pasur dhe të kaluar historike të bujshme, sot është qendër regjionale industriale, ekonomike, arsimore (univerzitare), shkencore dhe kulturore në pjesën jugperëndimore të vendit.Shtrihet në zemër të Rajonit të Pellagonisë,ndryshe njihet si Qyteti i Alfabetit për shkak se është qyteti ku u hartua Alfabeti i Gjuhes Shqipe.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Manastirit ka një pozitë gjeografike shumë të mirë,shtrihet ne fushen e pamatë të Pellagonisë,ka një lartësi mbidetare mbi 630m dhe siperfaqe prej 787,95 km².Gjendet 175 km nga kryeqyteti Shkupi, 180 km nga Selaniku dhe vetëm 15 km nga kufiri grek. Manastiri ka rrethinë pitoreske me peisazhe të shkëlqyeshme, por simboli kryesor është Parku nacional "Pelister", vend me bukuri natyrore të rrallë, dy liqene glaciale të quajtura "Sytë e Pelisterit" dhe pisha me pesë gjethe Molika, formacione të llojit endemik terciar dhe ballkanik. Manastiri,për shkak të pozites gjeografike që ka,ka shërbyer gjithmone si urë lidhëse e vendeve të rëndësishme!
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima në këtë rajon është kontinentale me ndikim të vogël të asaj mesdhetare, shumë ditë me diell, vegjetacion të pasur dhe temperature të këndshme gjatë muajve të pranverës dhe vjeshtës. Temperatura mesatare vjetore është 10 °C.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i Manastirit përmendet që nga shekulli i 10.Mbeturinat nga Heraklea Linkestis ( 2 km nga qendra e Manastirit) janë argument për ekzistencën e qytetit antik, i themeluar nga Mbreti Filipi I Dytë në shekullin e 4-të p.e.s. Gjatë historisë Manastiri ishte i vendosur në rrugën e njohur romake Via Ignacia që i mundësoi qytetit të bëhet qendër relevante ekonomike, administrative, arsimore, mjekësore, diplomatike dhe kulturore.
Manastiri ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili përfshinte një sipërfaqe prej 22.000 km katrorë, ku bënin pjesë edhe tokat shqiptare të Iliridës deri në Elbasan.
Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karvanët tregtarë, të cilët ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Perëndimi.
Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, pushtuesit osmanë, pas betejës së Savrës (Lushnjë) kundër Balshës II, iu sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete ku do të mund ta përqendronin ushtrinë e tyre për pushtime të mëtejshme.
Manastiri, si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar kohë pas kohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Niqesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Romake), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.
Ketu ndodhet godina e alfabetit shqiptar si muze edhe godina e Bajo Topullit.
Në qytet kishte nëntë konzulata të shteteve evropiane (Austria, Hungaria, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania) ndaj edhe njihej si qyteti i konsullatave!
Ndonëse sot,sidomos në qytet është shumë e vështirë të gjesh ndonjë Shqiptarë,por është historia dhe gjithçka tjetër në Manastir që flet Shqip!
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas stimave të vitit 2011 në Komunën e Manastirit jetojnë 105,644 banorë.[1] Përbërja etnike është si vijon:
- Maqedonas - 94,538
- Shqiptarë - 4,219
- Jevgj - 2,619
- Turq - 1,866
- Boshnjakë - 21
- Serbë - 550
- Vllehë - 1,271
- Të tjerë - 560
Dikur Manastiri ishte kryeqendra Shqiptare dhe banohej kryesisht vetem me Shqiptarë dhe një minoritet vllehë!Pushtimi i Manastirit,politikat e egra të pushtuesit,si rrjedhoje migrimet e vazhdueshme të popullsisë Shqiptare,kane bërë që elementi Shqiptarë në këtë komunë të zbehet dukshëm!Pjesa dërrmuese e Shqiptarëve kanë emigruar ne Amerikë,Australi dhe Turqi,te cilët janë shpërngulur kryesisht në periudhen 1913-18 dhe pas LIIB gjatë fazes fillestare të komunizmit në Jugosllavi! Përveq migrimit,Shqiptarë në Manastir i janë nënshtruar një procesi të egër asimilues! Edhe sot Shqiptarët e mbetur,ndjehen të pasigurtë dhe shumë kanë frikë që të deklarojnë kombsinë e tyre,disa i janë nënshtuar procesit asimilues,edhe pse fare qarte dihet prejardhja e tyre Shqiptare,e mohojne një gjë të tillë!Si për ironi një shembull konkret është një ndër familjet Shqiiptare më të njohura,familja Çiriazi nga Manastiri! Megjithatë edhe sot ka disa vendbanime Shqiptare në këtë komunë(kryesisht në kufi me Greqinë),të cilajt janë fshatrat: Ostrec,Drevenik(Svetigradi i famshëm),Lera,Dolenckë,Bratindolli,Snegova,Dihovë,Xhinxhopolë,Zllokuqan,Vellushinë,Grashincë,Këshavë,Lazhec,Mexhitili,Kremenicë dhe Tërnovë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Manastir gjendet potenciali më i madh ekonomik pas qytetit të Shkupit. Manastiri është qendër e industrisë së materialit ndërtimor, e industrisë metal-përpunuese, tekstile, të lëkurës, ushqimit, etj.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve shqiptare, të cilat orvateshin për përhapjen e arsimit shqip kudo ndër shqiptarët. Pas Revolucionit Xhonturk (1908), duke përfituar nga lëshimet e vogla që bënë fillimisht xhonturqit, Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili priu për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.
Mbas Luftërave Ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhi serbe, të cilat bënë mizori të papapara mbi popullsinë shqiptare të Manastirit. Manastiri gjithashtu njihet edhe si një nga qytetet shqiptare që ka mbështetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Njazi Bej Resnja.
Sot,Manastiri ka jetë të pasur kulturore. Përveç Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike "Vëllezërit Manaki" (njëri nga tre festivalet botërore kushtuar drejtorëve të fotografisë), edhe disa festivale ndërkombëtare mbahen në Manastir, siç janë "Interfest" – Festival ndërkombëtar i muzikës klasike, "Netët e Herakleas" – festival veror teatral dhe muzikor, "Trienalja ndërkombëtare grafike", Kolonia ndërkombëtare e fëmijëve", Monmartër-i i vogël në Manastir.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Manastirit i përfshin këto vendbanime:
Selia: Manastir dhe vendbanimet: Bareshan | Bistricë | Bratindoll | Brusnik | Bukovë | Capar | Cërnoec | Cërnobuk | Diovë | Dolenckë | Dragarinë | Dragosh | Dragozhan | Drevenik | Egri i Mesëm | Egri i Poshtëm | Egri i Sipërm | Gaballacë | Gopesh | Grashnicë | Gjavat | Kaninë | Karaman | Kazhanjë | Kërklinë | Kërstoar | Kënalli | Këshavë | Kravar | Kukureçan | Lerë | Lisollaj | Luzeç | Llacë | Llogovard | Llopaticë | Magarovë | Mallovizhdë | Metimir | Mexhitli | Obllakovë | Oloven | Optiçar | Orizar i Epërm | Orizar i Poshtëm | Ostrec | Poeshevë | Porodin | Ramnë | Rehovë | Rotinë | Rrashtan | Sekiran | Sërpcë | Smirnovë e Re | Smirnovë e Vjetër | Snegovë | Strezhovë | Svinisht | Tërn | Tërovë | Vellushinë | Xhinxhopolë | Zhabjan | Zllokuqan
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Пописот на населението, домаќинствата и становите, 2011 година [Census of the Population, Households and Dwellings in 2011] (PDF). Macedonian State Statistical Office (në maqedonisht). 2011. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2011-10-05.