Bengali Hollandez
1627–1825 | |||||||||
Gjendja | Qendër Tregtimi | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kryeqyteti | Pipili (1627–1635) Hugli-Çuçura (1635–1825) | ||||||||
Gjuhët e zakonshme | Hollandishtja | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Drejtor | |||||||||
• 1655–1658 | Pieter Sterthemius | ||||||||
• 1724–1727 | Abraham Patras | ||||||||
• 1785–1792 | Isaac Titsingh | ||||||||
• 1792–1795 | Cornelis van Citters Aarnoutszoon | ||||||||
• 1817–1825 | Daniel Anthony Overbeek | ||||||||
Epoka historike | Koloniale | ||||||||
• Krijimi i një qendre tregtare në Pipeli | 1627 | ||||||||
• Traktati Anglo-Hollandez i vitit 1824 | 1825 | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Bengali ishte një direktorat i Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore në Bengalin Mogul në vitet 1610 deri në likuidimin e kompanisë në 1800. Ai pastaj u bë një koloni e Mbretërisë së Hollandës deri në 1825, kur iu dorëzua britanikëve sipas Traktatit Anglo-Hollandez të vitit 1824. Prania hollandeze në rajon filloi duke krijuar një vend tregtie në Pipili në grykëderdhjen e lumit Subarnarekha në Odisha. Kolonia e mëparshme ishte pjesë e çfarë quhet India Hollandeze.[1] Bengali ishte burimi i 50% të tekstileve dhe 80% të pambukut të papërpunuar që hollandezët importonin nga Azia.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1615 e në vijim, Kompania Hollandeze e Indisë Lindore tregtoi në pjesën lindore të provincës mogule të Bengalit, Biharit dhe Orissas.
Në 1627, u krijua vendi i parë i tregtisë me një qendër tregtare të vendosur në portin Pipeli në bregun e ultësirës Utkal. Porti i Pipelit (Pipilipatan në Odia) ishte i vendosur në grykëderdhjen e lumit Subarnarekha në distriktin e tanishëm Balasore të Odishas.
Në 1635, u krijua një ngulim në Bengalin e mirëfilltë në Çinsurah pranë Hughlit për të tregtuar opium, kripë, muslinë dhe erëza.[3] Në 1655, u krijua një organizatë e veçantë, Direktorati i Bengalit.[4] Qendra u rrethuar me mure në 1687 për ta mbrojtur kundër sulmeve dhe në 1740, gjatë direktoratit të Jan Albert Sichterman, u ndërtua si një fortesë me katër bastione. Ajo u emërtua Fortesa Gustavus në 1742, sipas guvernatorit të përgjithshëm Gustaaf Willem van Imhoff. Drejtori Sichterman ndërtoi një kullë kishe në 1742, që u bashkua nga një kishë në 1765.[5] Zotërimet territoriale hollandeze kufizoheshin me Çinsurahun dhe Baranagoren, që ata morrën si dhuratë nga navabi. Ishte e varur nga qeveria e Batavias për të gjitha qëllimet.[6]
Qendrat hollandeze u krijuan jo vetëm në vende të rëndësishme si Patna, Fatuha, Dhaka dhe Malda, por edhe në disa katunde të brendshme si Kagarami, Motipuri dhe Mougrama.[7]
Gjeneral Perroni, një gjeneral i famshëm francez, që shërbeu si këshilltar ushtarak i mahratëve (mbretëria Maratha), u vendos në këtë koloni hollandeze dhe ndërtoi aty një shtëpi të madhe.
Tregtia lulëzoi në rajonin më të zhvilluar të Perandorinë Mogule, Bengal Subah-u në fillim të shekullit të XVIII, në atë masë sa administratorët e Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore në 1734 e lejuan Hughli-Çinsuran të tregtonte drejtpërdrejtë me Republikën Hollandeze, në vend që në fillim ti dërgonin mallrat e tyre në Batavia. Vendbanimi i vetëm i Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore që e kishte këtë të drejtë ishte Cejloni hollandez.
Kontrolli hollandez mbi Bengalin po zbehej përballë rivalitetit Anglo-Francez në Indi në mes të shekullit të XVIII dhe statusi i tyre në Bengal u reduktua në atë të një fuqie minore me fitoren britanike në Betejën e Plasejit në 1757. Në 1759 hollandezët u përpoqën më kot të zvogëlonin pushtetin britanik në Bengal në Betejën e Çinsurahut.
Bengali hollandez u pushtua nga forcat britanike në 1795, për shkak të Letrave të pallatit Kju të shkruara nga William V, Princi i Oranzhit, për të parandaluar që kolonia të pushtohej nga Franca. Traktati Anglo-Hollandez i vitit 1814 e riktheu koloninë nën sundimin hollandez, por me dëshirën për të ndarë Inditë në dy sfera të ndara të ndikimit, me Traktatin Anglo-Hollandez të vitit 1824 hollandezët ja ceduan të gjitha zotërimet në gadishullin indian britanikëve.
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fortesa Gustavus që atëherë është harruar nga pamja e Çinsuras, por shumë nga trashëgimia hollandeze mbetet. Këto përfshijnë Varrezat hollandeze në Çinsura, barakat e vjetra (tani Gjykata e Çinsuras), Rezidenca e Guvernatorit, Shtëpia e Gjeneral Perronit, tani Kolegji i Çinsuras i njohur si Kolegji Hughli Mohsin dhe ndërtesa e qendrës së vjetër tregtare, tani zyra e komisionerit divizional. Hugli-Çinsura tani është pjesë e distriktit të Hughlit në Bengalin Perëndimor modern.
Kosimbazari ruan akoma një varrezë hollandeze. Varreza hollandeze në Karinga afër Çhapra përmban një mauzoleum të Jacob van Hoorn, që vdiq në vitin 1712.[8]
Kisha hollandeze e Çinsuras u shkatërrua në 1988 nga Departamenti i Punëve Publike të Bengalit Perëndimor.[9] Tabelat momoriale të banorëve hollandezë të vdekur, që paraqiteshin në kishë, ju dhuruan nga peshkopi i Kalkutës Rijksmuseum Amsterdam në 1949.[10]
Ngulimet tregtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngulimet hollandeze në Bengal përfshijnë:
- Ngulimin hollandez në Raxhshahi
- Në Çhapra ishte një fabrikë nitrat potasi (1666-1781)(pushtuar nga britanikët)
- Balesvari ose Balasorja (1675-)
- Patna (1638)(1645-1651)(1651-1781)(pushtuar nga britanikët)
- Kosimbazari ose Kasamabazari
- Malda, tani Pazari Anglez
- Mirzapuri (në Bardhaman, Bengali Perëndimor)
- Baliapali ose Pipeli, porti kryesor për hollandezët mes viteve 1627–1635
- Murshidabadi (1710–1759)
- Raxhmahali
- Dhaka (1665-)
- Sherpuri
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Bengalit
- Historia e Bangladeshit
- Ngulimi hollandez në Raxhshahi
- Presidenca e Bengalit Kolonial
- India Hollandeze
- Inditë Lindore Holandeze
- Ngulimi portugez në Çitagong
- Portugezët në Dhaka
- India Portugeze
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "De VOC Bengalen". vocsite.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2019.
- ^ Om Prakash (2006). "Mughal Empire". përmbledhur nga John J. McCusker (red.). History of World Trade Since 1450 (në anglisht). Vëll. 1. Macmillan Reference USA. fq. 237–40. ISBN 0-02-866070-6. Marrë më 3 gusht 2017.
- ^ "The Dutch Cemetery in Chinsurah". dutchcemeterybengal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2019. Marrë më 21 prill 2017.
- ^ Kalikinkar Datta (1948). The Dutch in Bengal and Bihar, 1740-1825 A.D. (në anglisht). University of Patna. fq. 2.
- ^ Dick De Jong (14 mars 2014). "Nearly Fifteen Years VOC Service in Bengal: Jan Albert Sichterman" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 nëntor 2022. Marrë më 22 shtator 2020.
- ^ Kalikinkar Datta (1948). The Dutch in Bengal and Bihar, 1740-1825 A.D. (në anglisht). University of Patna. fq. 4.
- ^ Kalikinkar Datta (1948). The Dutch in Bengal and Bihar, 1740-1825 A.D. (në anglisht). University of Patna. fq. 1–2.
- ^ Bauke van der Pol. "Chhapra: Holland on the Ganges - The Lost Tomb" (në anglisht).
- ^ Diptosh Majumdar (11 tetor 1988). "PWD vandals destroy historic church". Calcutta Times (në anglisht). Kalkuta. Marrë më 22 shtator 2020.
- ^ Dr. Oeendrila Lahiri. "The Dutch in India & Chinsurah". issuu.com (në anglisht). fq. 16.[lidhje e vdekur]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kalikinkar Datta (1948). The Dutch in Bengal and Bihar, 1740-1825 A.D. (në anglisht). University of Patna.
- Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal, red. (2012). "Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh" (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bengal.
- Frank Lequin (1982). Het personeel van de Verenigde Oost-Indische Compagnie in Azie in de achttiende eeuw, meer in het bijzonder in de vestiging Bengalen [Stafi Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore në Azi në shek. e XVIII, veçanërisht në Bengal] (në holandisht). Thesis (Ph. D.), University of Leiden. ISBN 978-909000094-7. OCLC 13375077.
- Omar Prakash Chouhan (2006). "Mughal Empire". përmbledhur nga John J. McCusker (red.). History of World Trade Since 1450 (në anglisht). Vëll. 1. Macmillan Reference USA. ISBN 0-02-866070-6. Marrë më 3 gusht 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dutch in Chinsurah
- "Dutch Cemetery Bengal, Chinsurah" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2019.