Ekonomia e Polonisë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ekonomia e Polonisë ka pasur ndryshime të mëdha për një kohë relativisht të shkurtër. Ecuritë ekonomike të paraluftës kanë qenë të orientuara në bujqësi e më ppak në industri. Tendencën e zhvillimit të mëtutjeshëm e ndërpret Lufta e Dytë Botrore. Shkatrimet nga kjo luftë kanë qenë të mëdha, duke sjellë ekonominë në një pozitë të vështirë. Periudha e zhvillimit socialist shënon disa kthesa . Në fillim bëhet reforma agrare, shtetëzimi i industrisë dhe i transportit, e më vonë planifikimi në ekonomi e nxjerr Poloninë prej prapambeturisë. Zhvillimi pa plan të paraluftës e zëvendësojnë shumë plane, qëllimi i të cilave ka qenë eleminimi i ekstensivitetit dhe i prapambeturisë. Kjo periudhë e shkurtër e zhvillimit intenziv të ekonomisë e sjell në strukturën e saj industrialo-agrar, përklatësisht pjesëmarrjen e popullsisë active në sektorin, sekondar që është 39%, primarë 8% e në atë terciar 52%. Polonia është vendi i dytë më i madh në Evropën Lindore.
Industria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Poloni është e zhvilluar xehtaria, metalurgjia e zeze e me ngjyra, industria e makinave kimike, tekstilit, ushqimore, metalike, makinave, elektroindustria. Ne qytete bregdetare është zhvilluar ndertimi i anijeve, i makinave etj.
Bujqësia e Polonisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne bujqësinë polake jane bere ndryshime te mëdha ajo është mekanizuar dhe ka përparuar dukshëm. Mbi 80% te sipërfaqeve te punueshme jane ne duart e prodhuesve individual kurse pjesa tjeter i takon sektorit shoqëror. Sipërfaqet me te mëdha i zene drithërat ne radhe te pare thekra, elbi, gruri. Patatja mbillet shume, prandaj Polonia me prodhimin e saj zë vendin e dytë ne Evrope, pas Rusise. Panxharsheqeri dhe liri jane kultura industriale e mbillen ne sipërfaqe te mëdha.
Transporti dhe tregtia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Polonisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |