Foqion Postoli
Foqion Postoli | |
---|---|
U lind në | 1889 |
Vdiq | 2 tetor 1927 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | osman, amerikan |
Profesioni | shkrimtar |
Foqion Postoli lindi në Korçë, dhe në Korçë mori mësimet e para. Në faqet e gazetës “Dielli” botoi si nënfletë romanet “Për mbrojtjen e Atdheut” (1919) dhe “Lulja e Kujtimit” (1922) etj, të cilat më vonë u botuan si libra më vete.
Vdiq më 2 tetor të vitit 1927.
Veprimtaria letrare, politike dhe shoqërore e Foqion Postolit u zhvillua gjatë viteve të fundit të Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë tonë kombëtare. Kjo ishte periudha e ngritjes më të madhe që pati lëvizja jonë kombëtare dhe përfundoi me pavarësinë e vendit më 1912.Por kjo ngritje u shoqërua edhe me rënie te menjëhershme që erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe luftërave botërore. Edhe pse jetoi në periudha të ndryshme të historisë në vepra shkrimtari pasqyroi idetë e rilindësve tanë, siç ishin dashuria për atdheun, urrejtja e madhe për pushtuesit otomanë, dhe krenaria për historinë e vendit. Autori në librat e tij është frymëzuar nga temat aktuale të asaj kohe.
Lulja e kujtimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne romanin tij "Lulja e Kujtimit" përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve që bëheshin n'ato kohë për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influenca e propagandës greke, e cila ishte ishte një pengese serioze për lëvizjen tone kombëtare. Ne këtë roman popullor, gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këta të fundit. Ngjarjet e romanit zhvillohen në një ambient tregtar, qe është verbuar nga propaganda greke. Subjekti i romanit është i thjështë : djali i ri Dhimitri, që punon si kryeshërbëtor në dyqanin e Z. Kristo, dashuron vajzën e tij të vetme, Olimbine, e cila edhe ajo e do Dhimitrin me gjithë shpirt, ndonëse ai është i varfër.Zoti Kristo, duke përparuar në tregti, sjell nga Greqia një sekretar, Nikon, për të drejtuar tregtinë e tij. Nikua fiton me dinakëri simpatinë e Z. Kristo, dhe ky, duke mos e njohur fytyrën e vërtete të Nikos, arrin deri sa t’i propozoje atij për ta bëre dhëndër. Olimbia, kur e merr vesh këtë gjë protestonon energjikisht dhe i thotë t’et pa drojtje se ajo e dashuron Dhimitrin. Z. Kristo, që nuk mund të pajtohet me këtë mendim, harton bashke me Nikon planin për ta larguar Dhimitrin nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si njeri kryengritës dhe që kishte mardhanie me shqiptaret jashtë Shqipërisë.
Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet nga Korça, dhe niset për në Manastir ku njihte mjaft kryengritës. Mirëpo ishte një natë e egër dimri dhe Dhimitrit i del një tufë ujqërish, të cilët ja shqyejnë kalin ; ai vete mezi shpëton gjallë me ndihmen e kryengritësve të asaj anë që vepronin atje. Në këtë kohë në Korçe përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e merr vesh Olimbia këtë gjë dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një dite "Lulja e Kujtimit", që ja kish falur Dhimitri i cili e kishte marre nga nena e tij qe ja kishte sjelle burri (babai i dhimitrit)nga egjipti, i ngjall asaj kujtimet e se kaluarës dhe e sjell në vete. Pas dy vjetësh Dhimitrin e gjejmë përsëri në rrethet e Korçës. Këtu ai vepron në krye të lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë si e kish urdhëruar qendra e kryengritësve. Kur po vepronte në rrethet e Korçës. Dhimitri mundi të shpëtonte nga kthetrat e Nikos ,i cili bënte plane djallëzore për t'ja grabitur pasurinë e Kristos dhe për ta detyruar me forcë Olimbinë të bëhej gruaja e tij.Mirëpo dhimitri planet e Nikos i ndaloi pasi që u kthye ne shtëpine e tij. Pas këtyre ndodhive gjithashtu Dhimitri dhe Olimbia u martuan dhe të gjithë u gëzuan. edhe Z.kristo u gëzua per të dy dhe i tha Dhimitrit : "Që nesër e tutje unë nuk kam të bëj më me dyqanin tim; ne duart tua te mbetet shtepia ime tregtare se une u plaka dhe ju na shpetuta nga vdekja dhe c'nderimi.".
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Korçë, i biri i një dyqanxhiu[1] e tregtari korçar në një familje të zbritur nga Frashëri.[2] Studjoi për tregti në Stamboll ku kishte të afërm, dhe më tej emigroi së bashku me familjen drejt Shteteve të Bashkuara, ku u vendos në Massachusets. Atje punoi si sekretar i degës së Brocktonit të Vatrës dhe bashkëpunoi me të përkohshmen që botonte federata, Dielli, ku shumë nga shkrimet e tij dolën në shtyp.[3]
Më 1921 u kthye në atdhe ku mori pjesë në punimet e shpalljes së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.[3]
Vdiq më 2 tetor të vitit 1927.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1919 kur qe në Amerikë shkroi romanin Për mprojtjen e atdheut, është një produkt tipik i nacionalizmit romantik të Rilindjes së vonë me një histori dashurie me ideale dhe virtyte patriotike.[3] Pipa e sheh si një version të ëmbëlsuar të Emrit të familjes së Gramenos.[1] Romani Lulja e kujtimit (1924) ndonëse artificiale, është një përmirësim estetik sipas Elsiet, dhe u bë në vitet '20-30 ndër romanet më të bujshëm.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Përkthyer nga Primo Shllaku. Princi. fq. 112. ISBN 978-9928-4090-9-6.
- ^ Jorgaqi, Nasho (13 janar 2019). Foqion Postoli, pionier i romanit shqiptar. Dita.
- ^ a b c d Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B. Tauris. fq. 366. ISBN 9781780764313.