Jump to content

KF KEK

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KEK
Emri i plotëKlubi Futbollit i Korporatës Energjetike të Kosovës
Pseudonimi(et)Elektricistët
Themeluar1928; 96 vite më parë (1928) si
FK Obiliq
StadiumiAgron Rama Stadium
PresidentiBesnik Mjeku
TrajneriEnis Nasufi
LigaLiga e Parë
2023–24Liga e Dytë, Vëndi 1-r
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

FC KEK është klub futbollistik nga Kastrioti dhe merr pjesë në kompeticionet e Federatës së Futbollit të Kosovës, në Ligën e Parë. Emri KEK është shkurtesë për Korporata Energjetike e Kosovës.

Me një histori të gjatë që fillon që në vitin 1928, klubi ka ndryshuar emër dhe strukturë organizative gjatë viteve.

Fillimisht njohur si KF Obiliq, më pas si KF KXEKM Kosova dhe KF Elektroekonomia, në vitin 1999 merr emrin aktual FC KEK (Kombinati Energjetik i Kosovës). Ky klub ka qenë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme të futbollit kosovar, duke shënuar suksese si kampionat dhe kupa.

Në vitet e ish-Jugosllavisë, FC Obiliq arriti të shënojë emrin e tij në historinë e futbollit kosovar, duke u shpallur kampion i Ligës së Kosovës në vitet 1966-67 dhe 1971-72. Një tjetër periudhë e suksesit erdhi me emrin KF KXEKM KOSOVA, që u bë kampion i Ligës së Kosovës në sezonin 1975-76.

Pas përfundimit të luftës, klubet e futbollit në Kosovë pësuan ndryshime të mëdha. FC KEK nisi rrugëtimin nga Liga e Dytë, duke arritur të inkuadrohet në Ligën e Parë në vitin 2002-2003. Ata arritën një sukses të jashtëzakonshëm në këtë sezon, duke fituar edhe Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Me kalimin e viteve, FC KEK ka vazhduar të ketë performancë të respektueshme në Ligën e Parë dhe Superligën e Kosovës. Në vitin 2017-18, ata u shpallën kampion të Ligës së Parë dhe u kthyen në Superligë. Megjithatë, përballën sfida dhe pas një periudhe të shkurtër, u rikthyen në Ligën e Parë në vitin 2018-19.

Në sezonin 2023-24, FC KEK u shpall kampion i Ligës së Dytë, duke bërë një performancë të mrekullueshme duke mos pësuar asnjë humbje në 30 ndeshje.


Stadiumi si dhe objektet e tjera percjellëse të KF KEK quhen "Agron Rama" dhe ndodhen në Kastriot. Tribunat për shikues janë prej betoni dhe kanë hapsirë për 10.000 shikues. Gjithashtu stadiumi i KF KEK ut ka edhe 2 fusha perciellese ku njera prej tyre ka edhe ndriqimin me reflektor gje qe e ben ket ekip ekipin me infrastrukture standarte per ne Kosove.

Trofetë e mëdhenjë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga e Dytë

Fitues (1): 2023-24


Para lufte

  • Liga e Kosovës
    • Fitues (KF.OBILIQI)(2):1966-967 ,1971-1972.
    • Fitues (KF.KXEK KOSOVA)(1):1975-1976.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.facebook.com/fc.kekuu Faqja zyrtare