Jump to content

Kasitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Atdheu i parë i kasitëve nuk është shume i njohur, por siç duket, ishin malet e Zagrosit në provincën e Lurestanit në Iran. Ata kontrollonin Babiloninë pas rënies së perandorisë babilonase të lashtë. Për shkak të ngatërrimit gjuhësor të shkrimtarëve greke ky popull njihet gabimisht nganjëherë si Kush (shih librin e Zanafillës). Ata quheshin në lashtësi Kaššu, Kassi, Kasi ose Kashi.

Ata hipën në fuqi në Babiloni pas plaçkitjes hitase më 1595 dhe themeluan një dinasti të bazuar në Dur-Kurigalzu. Kasitët ishin anëtarët e aristokratisë luftëtare. Dinastia e tyre zgjati 500 vjet. Disa nga udhëheqësit kasitë mbanin emra indo-europianë, kështu ka të ngjarë se ata ishin një elitë sundimtare e ngjashme me mitanasit që sundonin mbi hurrianët në Azinë e vogël.