Makbule Atadan
Makbule Atadan | |
---|---|
U lind në | 1885 |
Vdiq | 18 janar 1956 (70-71 vjet) |
Vendi i prehjes | Varrezat Cebeci Asri |
Kombësia | Turke |
Vepra të shquara | "Ağabeyim Mustafa Kemal" (Mustafa Kemal, Vëllau Im) (1952) |
Bashkëshorti/ja | Mecdi Boysan (m. 1919; div.1946) |
Prind/ër | Ali Rıza Efendi (baba) Zübeyde Hanım (nënë) |
Të afërm | Mustafa Kemal Atatürk (vëlla) |
Makbule Atadan (1885 – 18 janar 1956[1]) ishte motra e Mustafa Kemal Atatürk, themeluesit të Republikës së Turqisë. Ajo ishte motra e vetme që mbijetoi e Ataturkut, ndërsa katër vëllezërit e motrat e tjera vdiqën në moshë të re.[2]
E lindur më 1885 në Selanik, atëherë në Perandorinë Osmane dhe e rritur atje, ajo u shpërngul me nënën e saj Zübeyde Hanım në Stamboll pas Luftërave Ballkanike.
Pas themelimit të republikës në vitin 1923, ajo u zhvendos me nënën e saj në Ankara, e thirrur nga vëllai i saj, i cili u bë presidenti i parë i Turqisë. Më vonë, ajo jetoi në Camlı Köşk (fjalë për fjalë pavijon xhami), një vilë e ndërtuar në vitin 1936 brenda kopshtit të Pallatit presidencial Çankaya posaçërisht për të.[3]
Në vitin 1930, ajo hyri në skenën politike duke iu bashkuar partisë së sapokrijuar "Serbest Cumhuriyet Fırkası" (Partia Republikane e Lirë) të Fethi Okyar. Megjithatë, jeta e saj politike përfundoi shpejt pas mbylljes së partisë nga vetë Okyar disa muaj më vonë.[4]
Makbule u martua me Mecdi Boysan, deputet në parlament.
Ajo botoi kujtimet e saj me vëllain e saj Ataturk në librin e saj "Büyük Kardeşim Atatürk" (Atatürk, Vëllai im i Madh) (1952).
Ajo vdiq më 18 janar 1956[1] në Ankara në moshën 71-vjeçare dhe u preh në Varrezat Cebeci Asri.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Mürşit Balabanlılar, Şebnem Kandır, Mine Söğüt, Türkiye'nin Yetmiş Yılı: 1923-1993: Gün Gün Cumhuriyet Tarihi, 1. cilt, Hürgüç Gazetecilik, 1994, p. 142.
- ^ "Makbule Atadan (1885-1956)". Atatürk Ansiklopedisi (në turqisht). 2021-02-18. Marrë më 2022-03-16.
- ^ Çankaya Palace (në turqisht)
- ^ "Gazete Habertürk yazarı Murat Bardakçı yazdı". www.haberturk.com (në turqisht). 2018-04-08. Marrë më 2022-03-16.