Pataliputra
Pataliputra | |
---|---|
Emri amëtar Hindi: पाटलिपुत्र | |
Pataliputta | |
Lloji | Qytet i lashtë |
Vendndodhja | Patna, Bihar, Indi |
Qyteti më i afërt | Patna |
Koordinatat | 25°36′40″N 85°08′38″E / 25.611°N 85.144°E |
Lartësia | 53 |
Themeluar më | 490 p.e.s.[1] |
Pataliputra, në afërsi të Patnas moderne, ishte një qytet i Indisë së lashtë, fillimisht i ndërtuar nga sunduesi Magadha, Ajatashatru në vitin 490 p.e.s. si një fortesë e vogël (Pataligrama) pranë lumit Gang.[1]
Në afërsi të Patnas moderne janë bërë gërmime të gjera arkeologjike.[2][3] Gërmimet herët në shekullin e XX përret Patnas treguan dëshmi të qarta të mureve të mëdha fortifikues, duke përfshirë përforcuesit prej druri.[4]
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Etimologjia e Pataliputras është e paqartë. "Putra" do të thotë bir, djal, ndërsa "pāţali" është një lloj orizi ose Bignonia suaveolens.[5][6] Një etimologji tradicionale[7] konsideron se qyteti u emërtua sipas një bime.[8] Sipas një tjetër tradite Pataliputra do të thotë djali i Patalit, që ishte vajza e Raxha Sudarshan-it.[9] Siç dihet, Patali-grama do të thotë "fshati Patali", kështu disa studiues besojnë se Pataliputra është një transformim i Patalipura, "qyteti Patali".[10]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara teksteve të hershme budiste (Kanoni Pali dhe Agamat) Pataliputra nuk përmendet në burime të tjera, ku ai shfaqet si fshati Pataligrama dhe është hequr nga lista e qyteteve të rëndësishme në rajon.[11] Burimet e hershme budiste përmendin një qytet të ndërtuar në afërsi të fshatit nga fundi i jetës së Budës; kjo është përgjithësisht në përputhje me dëshmitë arkeologjike që tregojnë zhvillimin urban që ndodhi në zonë jo më herët se shekulli i III ose i IV p.e.s..[11] Në vitin 303 p.e.s., historiani dhe ambasadori grek Megasthenes e përmend Pataliputran si një qytet në veprën e tij Indika.[12]
Qyteti i Pataliputras u formua nga një fshat i fortifikuar nga sunduesi Haryanka, Bimbisara.[13]
Vendndodhja e saj qendrore në Indinë veri-lindore i çoi sunduesit e dinastive pasuese ta vendosin qendrën e tyre administrative këtu, që nga Dinastia Nanda, Mauryane, Shunga dhe Gupta deri te Perandoria Pala.[14] E vendosur në pikëtakimin e lumenjve Gang, Gandhaka dhe Son, Pataliputra formonte një "fortesë uji, ose jaldurga".[15] Pozicioni i saj e ndihmoi atë të dominonte tregtinë lumore të Ultësirave Indo-Gangetike gjatë Periudhës së hershme perandorake të Magadhas. Ajo ishte një qendër tregtare që tërhiqte tregtarë dhe intelektualë si Chanakya i famshëm, nga e gjithë India.
Dy këshilla të hershëm budistë janë regjistruar në tekstet e hershme budiste si të zhvilluar këtu, Këshilli i parë menjëherë pas vdekjes së Budës, ndërsa këshilli i dytë në periudhën e Ashokas. Burimet Xhainiste dhe Brahmanike e identifikojnë Udayabhadra-n, djalin e Ajatashatru-së, si mbretin që e bëri për herë të parë Pataliputran kryeqytet të Mbretërisë Magadha.[11]
Kryeqyteti i Perandorisë Maurya
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë sundimit të perandorit Ashoka në shekullin e III p.e.s., ai ishte një nga qytetet më të mëdhenj në botë, me një popullsi prej 150 000–400 000 banorësh.[16] Qyteti mendohet se kishte një sipërfaqe prej 25.5 km2, një perimetër prej 33.8 kilometrash, ishte i shtrirë në formë paralelogrami dhe kishte 64 porta (që i bie, afërsisht një portë çdo 500 metra).[17] Pataliputra e arriti kulmin e zhvillimit kur ishte kryeqyteti i perandorëve të mëdhenj Mauryan, Chandragupta Maurya dhe Ashoka. Qyteti lulëzoi nën Dinastinë Maurya dhe në të qëndronte një ambasador grek, Megasthenes-i, që la një përshkrim të hollësishëm të shkëlqimit të saj, duke iu referuar asaj si "Palibothra":
"Megasthenes-i thotë se në një anë, ku është më i gjatë ky qytet shtrihet në një gjatësi dhjetë milje, dhe se gjerësia e tij është një milje e treçerek; se qyteti ka qenë i rrethuar me një hendek 183 metra të gjerë dhe 13.7 m; dhe se muret e tij kishin 570 kulla dhe 64 porta". Arriani: "Indica"[18]
Straboni në veprën e tij ‘’Geographia’’ shton se muret e qytetit ishin bërë prej druri. Ka mendime se ata janë palisadat prej druri të identifikuara gjatë gërmimeve të Patnas.[19]
"Në pikëtakimin e Gangut me një tjetër lum është e vendosur Palibothra, në gjatësinë 80 stade dhe gjerësi 15 stade. Ka formën e një paralelogrami, të rrethuar nga një mur druri me hapje nga mund të lëshohen shigjeta. Përballë ndodhet një hendek, që shërben si mbrojtje dhe shkarkues i ujërave të zeza për qytetin." Straboni, "Geographia"[20]
Claudius Aelianus-i, megjithëse nuk e citon shprehimisht Megasthenes-in as e përmend Pataliputran, i përshkruan pallatet indiane si superior në shkëlqim krahasuar me Suzën ose Ektabanan e Persisë:
"Në rezidencat mbretërore në Indi ku jetojnë mbretërit më të mëdhenj të vendit, ka shumë objekte për admirim si se qyteti i Memnonit, Suza me ekstravagancën e saj, ashtu dhe se madhështia e Ektabanën krahasuar me ta. (...) Në parqe, ku mbahen pallonj të zbutur dhe fazanë". Claudius Aelianus: "Characteristics of animals"[21]
Pallati i Ashokës në Pataliputra dhe kolonat monumentale gjithëkund në Indi u ndërtuan për të imituar pallatet Akemenide dhe kolonat e Persepolit. Arkitektura e rrethimit të Pataliputras dhe kolonat monumentale të Ashokës janë ndikuar nga Arkitektura Akemenide e Persisë.[22] Dizajni i kapitelit pallator të Pataliputras është përshkruar si Perso-Jonik, me një ndikim të fortë stilistik të vonë arkaik grek, duke përfshirë motivet e volutës, rruazës dhe rrotullës, meanderit ose bimës kacavjerrëse.[23]
Kryeqyteti i dinastive të mëvonshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti u bë dhe një qendër e lulëzuar budiste që lëvdohej me një numër manastiresh të rëndësishme budiste. Ai mbeti kryeqyteti i Dinastisë Gupta (shekujt e III–VI të e.s.) dhe Dinastisë Pala (shekujt e VIII-XII). Qyteti ishte gjerësisht në rrënoja kur u vizitua nga udhëtari kinez Xuan Zang dhe pësoi dëmtime të mëtejshme nga sulmet myslimane në shekullin e XII.[24] Pastaj, Sher Shah Suri e bëri Pataliputran kryqytetin e tij dhe i ndryshoi emrin në Patnan moderne.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse pjesë të qytetit të lashtë janë gërmuar, shumë nga ai qëndron akoma i mbuluar poshtë Patnas moderne. Janë gërmuar vende të ndryshme duke përfshirë Kumhrar-in dhe Bulandi Bagh-un.
Gjatë Periudhës Maurjane, qyteti përshkruhej si në formë paralelogrami, afërsisht 1.5 milje i gjerë dhe 9 milje i gjatë. Muret e tij prej druri ishin të hapur nga 64 porta. Studimet arkeologjike kanë zbuluar pjesët e mbetura të palisadës prej druri përgjatë mjaft kilometrave, por nuk janë gjetur fortifikime guri.[25]
Sitet e gërmuara të Pataliputras
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kumhrar-i
- Bulandi Bagh-u
- Agam Kuan-i
- Goalghar-i
- Gurdvara në Gayeghat
Gallery
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Pataliputra si një kryeqytet i Dinastisë Haryanka të Perandorisë Magadha.
-
Pataliputra si kryeqytet i Perandorisë Maurya. Perandoria Maurya në shtrirjen e saj më të gjerë nën Chandragupta Maurya-n dhe Bindusara-n.
-
Pataliputra si kryeqytet i Perandorisë Shunga. Afërsisht shtrirja më e madhe e Perandorisë Shunga (rreth v. 185 p.e.s.).
-
Pataliputra si kryeqytet i Perandorisë Gupta. Afërsisht shtrirja më e madhe e Perandorisë Gupta.
-
Pataliputra si kryeqytet i Perandorisë së Sher Shah Surit.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kulke, Hermann; Rothermund, Dietmar (2004), A History of India, 4th edition, Routledge, fq. xii, 448, ISBN 0-415-32920-5
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Patna"". Encyclopædia Britannica Online. 13 dhjetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Heritage wall for Metro corridor plan".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ V. Hansen & K. Curtis: Voyages in World History; Volume 1 to 1600, 2012, fq. 69
- ^ Monier-Williams Sanskrit-English Dictionary: Pāṭali
- ^ a junior synonym of Stereospermum colais (http://ecocrop.fao.org/ecocrop/srv/en/cropView?id=10083 Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine)
- ^ Encyclopaedia of Religion and Ethics, fq. 677
- ^ Folklore, Vol. 19, No. 3 (30 shtator 1908), fq. 349–50
- ^ The Calcutta Review Vol LXXVI (1883), fq. 218
- ^ Language, vol. 4, nr. 2 (qershor 1928), fq. 101–05
- ^ a b c Sujato, Bhikkhu; Bhikkhu, Brahmali, "1.1.5", The Authenticity of the Early Buddhist Texts (PDF), Oxford Center for Buddhist Studies
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Tripathi, Piyush Kumar (16 korrik 2015). "Realty to broaden horizon". The Telegraph. Kalkuta. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2015. Marrë më 13 mars 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ K.A.N. Sastri: Age of the Nandas and Mauryas; 1988, fq. 11
- ^ Romila Thapar: A History of India, Volume 1; 1990, fq. 384
- ^ The Pearson Indian History Manual, Pearson Education India, A94.
- ^ Christine Preston: The Rise of Man in the Gardens of Sumeria: A Biography of L.A. Waddell[lidhje e vdekur]; 2009, fq. 49
- ^ Dieter Schlingloff: Fortified Cities of Ancient India: A Comparative Study; 2014, fq. 49
- ^ "Ancient India as described by Arrian, "The Indica"". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 13 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Paul J. Kosmin: The Land of the Elephant Kings: Space, Territory, and Ideology in Seleucid Empire; 2014, fq. 42
- ^ Strabo: Geographia; vol. 3, paragrafi 36
- ^ Aelian, Characteristics of animals, book XIII, Chapter 18, i cituar edhe te ‘The Cambridge History of India’, Volume 1, fq. 411
- ^ "The Analysis of Indian Muria Empire affected from Achaemenid's architecture art". Journal of Subcontinent Researches. 6: 149–74. 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 13 mars 2017.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Laurence Austine Waddell (1903). Report on the excavations at Pātaliputra (Patna); the Palibothra of the Greeks. Kalkuta: Bengal secretariat press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Scott, David (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen. 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Excavation sites in Bihar, Archaeological Survey of India, arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2009, marrë më 13 shtator 2009
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!).
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Pataliputra. |
- Valerie Hansen; Kenneth Curtis (2012). Voyages in World History. Vëll. 1, to 1600 (bot. botimi i 2-të). Cengage Learning.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Paul J. Kosmin (2014), The Land of the Elephant Kings: Space, Territory, and Ideology in Seleucid Empire, Harvard University Press, ISBN 978-0-674-72882-0
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kulke, Hermann; Rothermund, Dietmar (2004), A History of India, 4th edition, Routledge, ISBN 0-415-32920-5
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Christine Preston (2009). The Rise of Man in the Gardens of Sumeria: A Biography of L.A. Waddell. Sussex Academic Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - Kallidaikurichi Aiyah Nilakanta Sastri, red. (1988) [1967], Age of the Nandas and Mauryas (bot. botimi i dytë), Delhi: Motilal Banarsidass, ISBN 81-208-0465-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dieter Schlingloff (2014). Fortified Cities of Ancient India: A Comparative Study. Anthem Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Scott, David (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen. 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sujato, Bhikkhu; Bhikkhu, Brahmali, The Authenticity of the Early Buddhist Texts (PDF), Oxford Center for Buddhist Studies
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - Thapar, Romila (1990), A History of India, Volume 1, New Delhi and London: Penguin Books, ISBN 0-14-013835-8
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Laurence Austine Waddell (1903). Report on the excavations at Pātaliputra (Patna); the Palibothra of the Greeks. Kalkuta: Bengal secretariat press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "The Analysis of Indian Muria Empire affected from Achaemenid's architecture art". Journal of Subcontinent Researches. 6 (19): 149–74. 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 13 mars 2017.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)