Jump to content

Poema

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aleksandër Pushkin

Poema (greqisht: poem) është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, por me përmasa më të mëdha. Poema shpesh përbëhet nga shumë pjesë ose cikle. Poema nuk ka ndonjë strukturë të përcaktuar. Shenjë dalluese e poemës është shfaqja e një subjekti lirik, i cili nxjerr menjëherë në dritë ndjenjat dhe vlerat të ngjarjes epike. Poema zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në literaurën ruse dhe bullgare, por edhe në literaturën shqiptare.

Poema lindi menjëherë pas klasicizmit. Si një nga shembujt më të hershëm vlen të përmendet poema e shkruar nga Mihail Lomonossov me titullin "Pjotr Weliki" (shqip: Pjotri i madh) e shkruar në vitet 1760 deri 1761. Kohën e lulëzimit ajo e arriti në romantikëveprat e shkruara nga Aleksandër Pushkin ose Mihail Lermontov.

Me Nikolai Aleksejeviç Nekrasov temat morale u vunë më në qendër të vëmendjes, ato ishin karakteristike për krijimtarinë letrare deri në fillim të shekullit të njëzetë. Pas kësaj periudhe rëndësi e veçantë ju kushtua temave historike të kohës, nga të cilat dallohet poema "Vladimir Iljiç Lenin" e poetit Vladimir majakovski në vitin 1924.

Përfaqësues të tjerë të krijimtarisë në poemë ishin Aleksandër Blok, Boris Pasternak, Marina Zvetajeva, Gjergj Fishta dhe Ana Ahmatova.

Poema nga krijimtaria letrare botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Petri i madh (Mihail Lomonosov)
  • Ruslani dhe Ludmilla (Aleksandër Pushkin)
  • Demoni (Mihail Lermontov)
  • Kush jeton i lumtur në Rusi? (Nikolai Nekrasov)
  • Tema e dijes (Vladimir majakovski)
  • Poemë nga mali (Marina Zvetajeva)
  • Poemë pa trim (Ana Ahmatova)

Burimet e informacionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]