Jump to content

Posta Shqiptare

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Posta Shqiptare sh.a. është i vetmi operator publik postar, në tregun shqiptar e cila drejton administron dhe zhvillon rrjetin postar kombëtar si dhe ka detyrimin për përmbushjen e shërbimeve bazë postare. Kompania siguron një gamë të gjerë shërbimesh postare dhe financiare. Deri në 2009, këto shërbime kanë arritur në 77 lloje, si shërbimet tradicionale postare (postën e letrave, kolipostën dhe shërbime të urdhërpagesave), shërbimin e shpejtë EMS, shërbime biznesi si dhe shërbime financiare (transferta të shpejta të parave, pagesat e tatim taksave, shpërndarje të pensioneve të pleqërisë, arkëtimi i faturave telefonike, të energjisë elektrike, e pagesa të tjera).

Në gusht të vitit 2002 Banka e Shqipërisë, vendosi ti japë “Posta Shqiptare“ sh.a. licencën për të ushtruar veprimtari financiare si “subjekt financiar jo bankë”.

Moto e punës së Postës Shqiptare sh.a. është: “Ne jemi Posta Shqiptare" dhe "Gjithmonë pranë dhe në shërbimin tuaj”.

Historia e shërbimit postar në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbimi postar në Shqipëri ka historinë e tij shekullorë i paraqitur në forma të ndryshme në etapa të ndryshme, realizuar në forma e mjetë të kohës. Ai ka filluar më thirrjet e lajmëtarëve, që kalonin nga një krahinë në tjetrën, vazhduar me tingujt e brive e daulleve deri në lëvizjen e lajmëtarëve me ditë e netë nga një krahinë në tjetrën.

Element i veçantë i lajmërimeve në distancë ka qënë përdorimi i zjarreve dukë shfrytëzuar edhe relievin gjeografik i cili krijonte mundësi realë të transmetimit të sinjaleve.

Kjo është kaq e vërtetë sa dhe në ditët e sotme me gjithë mjetë modernë të komunikimit, pikat dominuese gjeografikë krijojnë mundësinë e transmetimeve elektronike.

Në epokën e Skënderbeut historiografia ka përcaktuar qartë se si Skënderbeu merrte lajmet e fitoreve apo dhe të humbjeve, së si ai lajmëronte mësymjet e ushtrisë otomanë dukë përdorur sinjalet më zjarre, nga pikat strategjikë ku ishin vendosur kryesisht kështjellat dhe kalatë.

Dokumenti i parë shumë i rëndësishëm, që vlerëson kontributin e veçantë të lajmëtarit është përcaktuar në kanunin e Lekë Dukagjinit në të cilin është shkruar “Lajmësi nuk vritet pavarësisht nga lajmi që sjell”. Gjatë sundimit 500 vjeçar të Shqipërisë nga perandoria turke, ka funksionuar shërbimi postar sipas rregullave të kohës.

Kjo vërtetohet më korrespondencën që bënte administrata e Perandorisë Otomane më administratën Otomane në Shqipëri dhe me letrat e ndryshme që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhë si dhe me faktin se në Shqipëri në vitet 1878 ka pasur zyra postarë ku qarkullonin pullat e administratës turke.

Më Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, dukë vlerësuar rëndësinë e shërbimit postar, si një nga mundësitë realë të komunikimit, një javë pas shpalljes së pavarësisë, në përbërje të Qeverisë së Përkohshme ishte edhe Ministria e Post Telegraf Telefonave, më Ministër patriotin e intelektualin e shquar Lef Nosi.

Qeveria e asaj kohë mori në administrim të gjitha zyrat postarë të trashëguara nga perandoria otomane dhe bëri përpjekje të shpejta për identifikimin e shërbimit postar shqiptar.

5 maj 1913 u vu në qarkullim pulla e parë postarë shqiptarë, e cila është një vulë më ngjyrë të zezë, më të cilën u shtypën 2232 zarfa.

Kjo pullë u vu në qarkullim në 11 qytete, ku funksiononin edhe zyrat postarë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan etj. Menjëherë pas kësaj u emetuan edhe 6 emisione të tjera të pullës postare shqiptare, dukë filluar kështu edhe koleksionimi i pullave shqiptare, e cila është një histori që pasqyron ngjarjet më të rëndësishme të jetës ekonomike, politike, shoqërore të vendit.

Në të gjitha përpjetët e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, për njohjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë, evidentohet edhe fakti së më 7 korrik të vitit 1913, paraqiti kërkesën zyrtarë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Postar Universal dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë munduar në vitin 1922.

Edhe Mbretëria Shqiptarë u kujdes në mënyrë të veçantë për shërbimin postar, dukë pasur në administrim rreth 28 zyra postarë në të gjithë territorin. Mbreti Zog, vëmendje të veçantë i kushtoi emetimit të disa emisioneve të pullave postare, që ishte një nga mundësitë realë për njohjen e kësaj Mbretërie nga vende të ndryshme.

Administrata Postare e periudhës së Mbretërisë, punonte më rregulla të përcaktuara, në përputhje me dokumentat e Bashkimit Postar Ndërkombëtar sepse ajo tani ishte anëtarë më të drejta të plota pranë këtij organizmi. Ajo ishte një administratë shumë e centralizuar dhe e kontrolluar, ku çdo punonjës i Postës emërohej nga Drejtori i Përgjithshëm.

Shkrimi konsiderohej element shumë i rëndësishëm, sepse e vetmja mundësi e kohës në zyrat postarë ishte të shkruarit më dorë. Lufta e Dytë Botërore, nuk kaloi në Shqipëri pa sjellë pasoja të rënda edhe për shërbimin postar. Edhe ajo pak infrastrukturë që ekzistonte u dëmtua gjatë kësaj Luftë. Më përfundimin e Luftës dhe më ardhjen në fuqi të sistemit totalitar, punonjësit e postës bënë shumë përpjekje për ngritjen dhe riorganizimin e shërbimit postar. Regjimi totalitar në Shqipëri, veç politizimit të tejskajshëm të shoqërisë shqiptarë, për shërbimin postar u kujdes kryesisht për zgjerimin e rrjetit postar, por me një numër shumë të kufizuar shërbimesh, thuajse vetëm ato tradicionalë të diktuara edhe nga zbatimi i rregullave të shërbimit postar ndërkombëtar. Liria e komunikimit nëpërmjet postës në këtë sistem ishte e kufizuar, ku shumë njerëz nuk mund të komunikonin më të afërmit e tyre në vende të ndryshme.

Shembja e sistemit totalitar në vitet 90, hapi një etapë të re edhe për shërbimin postar. Më gjithë gjendjen e vështirë të shërbimit postar në vitet 1990-1992, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në qarkullimin e mallrave nëpërmjet shërbimit kolipostar nga vendet e ndryshme. Emigrantët shqiptarë në këto vite, të vetmen rrugë komunikim për dërgimin e mallrave të ndryshme familjeve të tyre, kishin shërbimin postar dukë dërguar në drejtim të Shqipërisë më mijëra pako më mallra të ndryshme.

Gjatë viteve 1993-2005, shërbimi postar në vend mbijetoi më mjaft vështirësi, humbi besimin tek përdoruesit, kufizoi realizimin e shërbimeve, shërbimi bazë në gjysmën e territorit të vendit humbi rolin e tij, dukë i mohuar të drejtën e këtij shërbimi më shumë së gjysmës së popullsisë, kryesisht në zonat ruralë. Ato pak objekte postarë që qarkullonin, cilësia dhe standardët e shërbimit ishin të ulëta. Që një letër të shkonte në destinacion i duheshin më shumë se 6 deri 8 ditë, kjo si për mungesë të mjeteve të transportit, por në mënyrë të veçantë ishte mungesa e vullnetit për realizimin e këtij shërbimi, sepse në këtë periudhë filluan të organizoheshin edhe operatorët privatë, të cilët nga dita në ditë fitonin terren ndaj Postës Shqiptare, falë edhe mungesë së rregullave në një treg tani të liberalizuar. Në fund të vitit 2005 e në vazhdim, Posta Shqiptare është përfshirë në një proces të gjerë reformimi, më pikëpamje e objektiva të qarta për tu shndërruar në një lider të shërbimeve, mbështetur në parimet e ekonomisë së tregut, konkurrencës dhe mbrojtjes së interesave të përdoruesve, dukë funksionuar brenda tregut universal botëror më një infrastrukturë prej 660 mijë zyra postarë e mbi 5 milion punonjës që pranojnë e përpunojnë qindra miliardë objekte postarë në vit.

Në dokumentin themelor të zhvillimit hartuar në fillim të vitit 2006, u përcaktuan qartë përparësitë dhe drejtimet e zhvillimit, mbështetur në kushtet aktualë, bazuar në kërkesat për plotësimin e standardëve të Bashkimit evropian e Bashkimit Postar të Përbotshëm, u evidentuan qartë pozitat e saj në tregun e shërbimeve postarë dhe synimet për zgjerimin e tyre, bazuar në zgjerimin e shërbimeve të reja dhe futjen e teknologjive moderne bashkëkohorë.

Në sajë të një punë të kujdesshme dhe të programuar mirë, brenda një periudhë të shkurtër arriti synimet e saj në : Riorganizimin e rrjetit postar në të gjithë territorin e vendit, dukë fituar besimin e humbur. Futjen në tregun e shërbimeve mbi 15 shërbime të reja postarë e financiarë, ku spikasin shërbimet e reja financiarë dhe shërbimet ekspres në të gjithë vendin, bazuar në kontrata më partner të rëndësishëm dhe strategjik. Në shërbimet financiarë veç zgjerimit të shërbimeve ekzistuese u futën shërbime të reja si transferimi elektronik i parave më sistemin ndërkombëtar Euroxhiro, shitja e bonove të thesarit, arkëtimi e gjobave të policies, pagesat e studentëve, dukë përfituar edhe statusin e agjentit doganor dhe të sigurimeve e shumë shërbime të tjera.

Hartimi i kodit postar të Shqipërisë ishte një arritje ambicioze me permasa të nivelit ndërkombëtar, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë pa kod postar. Dokumenti i kodit postar të Shqipërisë është vlerësuar një ndër më të arriturit, duke u përdorur si model nga Bashkimi Postar Përbotëshëm, për vendet e tjera, dhe jo pa qëllim u promovua nga Bashkimin Postar të Përbotëshëm më 9 tetor 2006 në Zvicër, Ditën Botërore të Postave, në prani të shumë përfaqësuesve të vendeve të botës. Futja e teknologjive të reja dhe sistemi i informatizimit ishte një ëndërr e hershme për shërbimet postare. Me përpjekje e pune të kualifikuar u arrit që sot Posta Shqiptare ketë rrjetin online më të madh në vend, duke futur në këtë rrjet 14 qendrat e filialeve të postave, se dhe ka filluar aplikimin e programeve të informatizimit, për një sportel shërbimi universal me një sistem sigurie të lartë. Masat e marra forcuan pozitat në treg të Postës Shqiptare, duke siguruar partneritet me shumë partnerë strategjikë të rëndësishëm për shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur e respektuar rregullat e tregut. Realizimi i synimeve të programuara sigurisht që kërkonte dhe kosto të lartë dhe personel të kualifikuar. Për realizimin e tyre u investua në disa drejtime kryesore dhe konkretisht:

  • Rikonstruksioni i zyrave postare, me objekt standartizimin e tyre, krijimin e ambienteve të pershtatshme për realizimin e shërbimit dhe ambiente të kulturuara për publikun.
  • Rigjenerimi dhe rritja e kapaciteteve transportuese, duke dyfishuar me automjete të reja inventarin e mjeteve të transportit në përdorim me prezencë në të gjithë territorin e vendit.
  • Në ngritjen e sistemit online në 14 filiale duke filluar fazën e parë të informatizimit të sportelit universal.
  • U përcaktua dhe realizua uniforma e re për punonjësit e shërbimeve në të gjithë vendin.

Të gjitha këto investime u realizuan nga burimet e veta të Postës Shqiptare që për nga shuma e investuar është baraz me investimet e relizuara për 10 vjet nga Posta Shqiptare.

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Arritjet U rrit me 2.5 here numri i objekteve per fryme te popullsise, c’ka u vertetua edhe nje here se po te sherbesh shpejt dhe me siguri, sherbimi postar mbetet prioritet i vecante komunikimi dhe i pazevendesueshem nga te gjitha llojet e komunikimeve te tjera elektronike te kohes. Sherbimi EMS dhe ekspres u rrit 3 deri ne 4 here, Mbas 17 vjetesh filloi transporti dhe shitja e shtypit te perditeshem ne 132 zyra postare ne qytet dhe ne zonat rurale, Ne vitin 2007 u be i mundur prodhimi ne vend i pulles postare shqiptare e cila kishte mbi 17 vjet qe prodhohej jashte vendit Mbi 100 mije pensionisteve iu dorezohet pensioni ne shtepi, numer i cili vjen duke u rritur nga dita ne dite ne te gjithe vendin.

Transaksionet financiare u dyfishuan duke arritur ne mbi 15 milion ne vite U vendos sistemi Euroxhiro i transferimit elektronik te parave duke bashkepunuar ngushte edhe me organizmat e specializuara ndërkombëtare.

Ne te 550 zyrat postare ne vend realizohen 77 lloje te shërbimeve postare e financiare nga 8 deri ne 10 qe realizoheshin me pare.

Përmirësime te ndjeshme u bene ne rritjen e cilësisë dhe standardeve te shërbimit duke u ofruar me standartet e Bashkimit Evropian. U arrit qe objektet postare brenda vendi te dorëzohen brenda 2 e 3 diteve nga momenti i pranimit nga 5 deri ne 8 dite qe ka qene me përpara si dhe u përmirësuan standarde e shërbimit postar nderkombetar, duke ulur numrin e reklamimeve ne 50 % me pak se me përpara, pa pasur asnjë objekt postar te humbur ne shërbimin e brendshem. Masat e marra, jo vetëm qe nuk dobësuan kapacitetin ekonomik e financiar te Postes Shqiptare, por perkundrazi ajo u be me e fuqishme, me rentabel duke kaluar ne dyfishimin e rezultatit ekonomik ne vitin 2008, e duke mundesuar keshtu rritjen e investimeve per te plotesuar sa me mire parametrat e sherbimit postar e financiar

Mbështetja.

Arritjet e Postes Shqiptare janë atribut edhe i qeverise Shqiptare e cila e ka mbështetur fuqimisht Posten Shqiptare ne rrugën e saj te reformimit e zhvillimit, duke e vlerësuar Posten Shqiptare, si një element social i politikave te qeverise si dhe një mundësi reale punësimi, mbështetur dhe ne direktivat e BE për punësimin. Mbështetje te rëndësishme Posta Shqiptare ka pasur edhe nga organizmat ndërkombëtare si Bashkimi Postar i Perboteshem dhe Bashkimi Evropian.

Konkluzionet e grupit te auditimit te Poste Europes, jane ambicioze dhe mbeshtetje e plote e Postes Shqiptare per realizimin e standarteve te BE-se per t’u bashkuar sa me shpejt me familjen e madhe Europiane Bashkepunimi dhe nenshkrimi i memorandumeve me administratat homologe te vendeve te rajonit, kane sherbyer per shkembimin e pervojave dhe futjen e sherbimeve e teknologjive te reja.

Synimet Rritja e vazhdueshme e cilesise dhe standarteve te sherbimit për te arritur kërkesat e Bashkimit Evropian per Cilesine dhe Standartet Pershpejtimi i sistemit te informatizimit, si një alternative reale për te përballuar konkurrencën ne tregun e shërbimeve Shnderrimin e Postes Shqiptare ne një supermarket e lider te shërbimeve, me prezencën e saj ne çdo familje shqiptare Bashkepunim i vazhdueshem me organizmat ndërkombëtare për t’u përfshire ne projektet rajonale e globale te zhvillimit te sherbimit mbeshtetur ne teknologjite moderne

Posta shqiptare mbështetur ne potencialet e saje te brendshme ekonomike dhe njerëzore është e bindur ne plotësimin sa me shpejt te standardeve evropiane, duke pasur mbështetje te vazhdueshme te qeverise shqiptare, te partnerëve te saje strategji brenda dhe jashtë vendit.

Forma Ligjore e Shoqerise: Shoqeri Aksionere (SH.A) Aksionieri i vetem eshte shteti shqiptar i perfaqesuar nga Ministria e Ekonomise te Tregtise dhe Energjitikes. Organizimi dhe organet drejtuese te Shoqerise percaktohen ne Statusin e Shoqerise, miratuar nga aksionieri i vetem, Ministria e Ekonomise te Tregtise dhe Energjitikes perfaqesuar nga Ministri i Ekonomise te Tregtise dhe Energjitikes.

Organet drejtuese te shoqerise jane: 1. Keshilli Mbikqyres 2. Drejtoria

Keshilli Mbikqyres perbehet nga 6 (gjashte) antare. Antaret e Keshillit Mbikqyres emerohen nga Ministri i Ekonomise ne perputhje me kritere te percaktuara ne akte nenligjore. Kompetencat e Keshilli Mbikqyres 1. Keshilli Mbikqyres ushtron kontroll te vazhdueshem ndaj drejtorise per administrimin e shoqerise nga ana e saj. Ai i jep kesaj te fundit autorizimin per te kryer operacione qe nuk mund te kryen nga Drejtoria pa autorizimin e Keshilli Mbikqyres 2. Keshilli Mbikqyres ka te drejte te verifikoje dhe kontrolloje ne çdo kohe dokumentacionin qe gjykon te nevojshem per permbushjen e te gjithe detyrave te tij. 3. Keshilli Mbikqyres percakton numrin e anetareve te drejtorise dhe emeron antaret e saj kur jane dakord jo me pak se 2/3 e antareve te Keshillit Mbikqyres. 4. Keshilli Mbikqyres percakton nivelin e njesise se auditimit te brendshem ne shoqeri si strukture me vete. Emeron kryetarin e njesise me proçedura te njejta me ato te antareve te drejtorise. 5. Miraton programin vjetor te zhvillimit ekonomiko-financiar dhe auditimit te brendshem dhe analizon e kontrollon zbatimin tremujor te tyre. 6. Këshilli Mbikqyres i propozon Ministrit te Ekonomisë lidhur me keto çështje : Përcaktimin dhe ndryshimin e programit te veprimtarise afatshkurter, afatmesëm, afatgjate te shoqërisë. Kryerjen e investimeve dhe financimeve për vitin financiar si dhe masat e tjera qe do te kërkonin ndryshimin e kapitalit themeltar te shoqërisë. Hapjen e veprimtarive ose njësive te reja dhe ndryshimin e objektit te shoqërisë. Shitjen e pasurive qe përbejnë aktivin e qëndrueshëm te shoqërisë.

Krijimin e shoqerive te reja dhe pjesmarrjen ne kapitalin e shoqerive te tjera. Marrjen e huave afatmesme dhe afatgjate. Si dhe per çdo çeshtje tjeter qe ne baze te ligjit per shoqerise tregtare eshte kompetence e asamblese.

Drejtoria

Shoqeria administrohet nga Drejtoria.

Numri i anetareve te Drejtorise caktohet me voten e te pakten 2/3 te gjithe anetareve te Keshillit Mbikqyres. Drejtoria e “Postes Shqiptare” sh.a. ka ne drejtim nje Drejtor te Pergjithshem dhe tre Zv/Drejtore. Drejtori i Pergjithshem Z. Arqile Gorea Zv. i Pergjithshem Znj. Marita Tollkuci Zv. i Pergjithshem Z. Ëngjëll Cara Zv. i Pergjithshem Znj. Angjelina Kola

Drejtoria perfaqeson Shoqerine ne marrdhenie me te tretet. Drejtoria ka te gjitha fuqite ligjore te veproje ne emer te shoqerise, perveç rasteve qe me ligj i ngarkohen Keshillit Mbikqyres ose asamblese se aksionereve. Drejtoria merr vendim me shumice te thjeshte votash te antareve te pranishem kur jane present jo me pak se gjysma e antareve te saj. Drejtori i Pergjithshem perfaqeson ligjerisht shoqerine. Drejtori i Pergjithshem organizon, bashkrendon dhe drejton veprimtarine e Drejtorise ne aktivitetin per administrimin e shoqerise. Perfaqeson Drejtorine ne marrdhenje me te tretet, me gjykaten, me Keshillin Mbikqyres, asambleneNenshkruan kontrata edhe marveshje per te cilat eshte autorizuar drejtoria nga Keshilli Mbikqyres. Pergjigjet per aktivitetin e drejtorise, ne emer te saj raporton ne Keshillin Mbikqyres per çdo tremujor. I propozon Keshillit Mbikqyres kandidatet per emerimin dhe shkarkimin e anetareve te drejtorise dhe Drejtorat e Filialeve. Nenshkruan Vendimet e drejtorise ne funksion te zbatimit te detyrave te caktuara për administrimin e shoqerise. Organizon punen per hartimin e projekt-programit ekonomiko-financiar te shoqerise dhe pas miratimit nga Asambleja e Aksionereve (Ministria e Ekonomise), drejton punen per zbatimin e tij nga te gjithe anëtaret e drejtorise dhe strukturat administrative te shoqerise. Etika Drejtoria e “Posta Shqiptare” sh.a. eshte e angazhuar qe te menaxhoje aktivitetin e saj me integritet, ndershmeri dhe drejtesi ne perputhje me ligjet, regullat dhe standartet e nje shoqerie te perparuar.

[1]