Jump to content

Pro-LGBT

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo Pro LGBT

Pro LGBT - Të bashkuar Pro kauzës LGBT në Shqipëri (shkurt Pro-LGBT Albania) është një organizatë jo-qeveritare me qëllim promovimin e të drejtave LGBT në Shqipëri. Pro LGBT fokusohet më së shumti në ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e komunitetit LGBT si edhe përdor advokimin si një mjet për të përmirësuar pozitën e komunitetit LGBT në shoqëri. Kjo organizatë ka lançuar një portal lajmesh dedikuar ekskluzivisht për të drejtat njerëzore me emrin Historia Ime. [1]

Pro-LGBT fokusohet më së shumti në ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e komunitetit LGBT si edhe përdor advokimin si një mjet për të përmirësuar pozitën e komunitetit LGBT në shoqëri. Kjo organizatë ka lançuar një portal lajmesh dedikuar ekskluzivisht për të drejtat njerëzore me emrin Historia Ime.

Mendo politikisht është një nismë e dy organizatave Pro-LGBT dhe Aleanca LGBT, që synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, i pajisur me informacion të detajuar mbi qëndrimet që partitë politike kanë mbi çështjet e këtij komuniteti.[2]

Monitorimi mbi gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në media është projekt pilot i Pro-LGBT.[3] Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga Civil Rights Defenders ka qenë vlerësimi i etikës dhe diagnostifikimi i problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në medien shqiptare online. Vëmendje të posaçme i është kushtuar gjatë monitorimit, portretizimit të grupeve të margjinalizuara si dhe respektimit ose jo të të drejtave të njeriut[4]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.javanews.al/mendo-politikisht-qendrimet-mbi-lgbti-te-ps-lsi-dhe-libra/
  3. ^ http://historia-ime.com/2017/01/26/historia-ime-publikon-gjetjet-e-monitorimit-mbi-gjuhen-e-urrejtjes-dhe-diskriminimit-ne-media-2/[lidhje e vdekur]
  4. ^ https://www.reporter.al/gjuha-e-urrejtjes-ne-median-online-mbetet-shqetesuese-thote-monitorimi/