Shqiptarët në Bullgari
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
Shqiptarët janë një pakicë e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001, ishin vetëm 278[1], por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë edhe në të kaluarën. Mes shekullit të 15 dhe 17, grupe shqiptarësh nga të dy besimet si katolik dhe ortodoks u vendosën në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup më i vogël të ardhurish në Trakinë jugore.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ardhësit katolikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin të besimit romak katolik ose ishin minatorë në Kopilovtsi, Montana Province, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash Chiprovtsi. Kopilovtsi u krijua midis shekullit të 15 dhe të 17. Një kishë katolike është ndërtuar në fillim të shekullit te 17. Ndrysha nga popullata katolike në fshatrat e tjerë të rajonit, vendasit nga Kopilovtsi kanë qënë me origjine shqiptare. Në 1626 Kryepeshkopi i Tivarit Pietro Masarechi shprehet se ajo pjesë e bullgareve katolike janë shqiptare (Albanesi), Saxons dhe Paulicians. Sipas peshkopit bullgar (?) Petar Bogdan, Kopilovtsi kishte 1.200 katolike të origjinës shqiptare që ende flisnin në gjuhën shqipe në 1640. Në një raport tjetër të 1647, Petar Bogdan gjithashtu rreshton 1.200 shqiptar katolike në Kopilovtsi, por ata, shënon se kanë nisur të përdorin sllavishten. Në 1658, Petar Bogdan shënon se mbi 1.500 shqiptare në Kopilovtsi flisnin bullgarisht dhe u kishin mbetur disa gjurmë të gjuhës së tyre të origjinës. Kopilovtsi, së bashku me Chiprovtsi, u shpopullua me shkatërrimin e Kryengritja e Chiprovtsi në 1688.[2]
Të ardhurit e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të nguliturit e parë shqiptare në veri të Bullgarisë nuk ishte kufizuar vetëm me katolike, në një letër të vitit 1595 dërguar Princi i Transilvanisë, Ragusa merchant Pavel Đorđić shënon se "në Bullgari ka disa fshatra të banuar nga Shqiptare, nga të cilët 7.000 ishin burra të zote dhe të trajnuar mirë të cilët mund të thirren nën armë". Në të njëjtën letër, Đorđić shprehet se 1.500 nga këta shqiptar jetojnë afër Tarnovo.[3]
Në fakt, toponimi Arbanasi, një fshat në afërsi të qytetit Tarnovo, është një informacion për ngulmin shqiptar në këtë vend. Arbanasi ishte i populluar (ose i ripopulluar) në vitet e vona të shekullit të 15 dhe si një fshat autonom nga ana administrative në Perandorinë Otomane tërhoqi shumë të ardhur. Është hamendësuar se të ardhurit e parë duhet të kenë qënë rreth 100–200 shqiptar që ishin sjellë gjatë kohës së fushatës së Bayezid II në Shqipëri. Këta të banorë u helenizuan dhe u bullgarizuan shkallë shkallë në shekujt pasardhës.[4]
Vende të tjera në veri të Bullgarisë ku prezenca shqiptare ka qënë fort e ndjeshme janë Chervena Voda afër Rousse, Poroishte afër Razgrad, Dobrina afër Provadia dhe Devnya afër Varna.[5] Shqiptarët kanë të regjistruar në kryeqytetin e sotëm të Bullgarisë, Sofia, që nga shekulli i 17-të. Koloni të tjera mund të jenë vendosur në Malet Ballkan, duke përfshirë edhe Gorno Arbanasi dhe Dolno Arbanasi në afërsi të Asenovgrad.[6] Fshati më i njohur në Thrakine bullgare është Mandrica afër Ivaylovgrad, te cilët u vendosen në gjysmën e parë të shekullit 17-të me të ardhur nga zonat e Korçës. Një kishë është ndërtuar në vitin 1718.[7] Fshati e arriti kulmin e tij demografik para Luftërave Ballkanike ; në 1912 dhe ishte i banuar nga 1.879 banore.[8]
Aktivitete mbas pavarësisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbas Pavarësisë së Bullgarisë nga sundimi Perandorisë Otomane në 1878, mbërritën shumë shqiptare si emigrante politik. Një organizate patriotike e shqiptareve në Bullgari, Longing, u krijua më 1 janar 1893 në Sofia dhe si fillimi kishte 53 anëtare. Një shtyp në gjuhën shqipe u krijua menjëherë pas saj ; përmes kalendarëve dhe gazetave, shtëpia botuese publikoi vepra të rëndësishme patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfshie dhe botimet e vëllezërve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.[9] Duhet theksuar që himri kombëtar i Shqipërisë, Aleksander Stavre Drenova's Himni i Flamurit, u botua për herë të parë në Sofie në gazetën Freedom of Albania.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mandrica
- Arbanasi (Bullgari)
- Shqiptarët e Rumanisë
- http://www.facebook.com/photo.php?fbid=129519690407793&set=pu.109166529109776&theater
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fusnota
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Етнически малцинствени общности" (në bullgarisht). Национален съвет за сътрудничество по етническите и демографските въпроси. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2013. Marrë më 2007-02-18.
- ^ Гюзелев, pp. 45–47.
- ^ Гюзелев, p. 50.
- ^ Гюзелев, pp. 54–56.
- ^ Гюзелев, pp. 57–75.
- ^ Гюзелев, pp. 97–99.
- ^ Гюзелев, pp. 99–100.
- ^ Милетич, Л. Разорението на тракийските българи през 1913 г. София, 1918, с. 86.
- ^ Боби Бобев; Тома Кацори (1998). "Албанците в България" (në bullgarisht). Marrë më 2009-05-02.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Гюзелев, Боян (2004). Албанци в Източните Балкани (Albanians in the Eastern Balkans) (PDF) (në bullgarisht). София: Международен център за изследване на малцинствата и културните взаимодействия. ISBN 954-8872-45-5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 korrik 2011. Marrë më 7 mars 2011.
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]