Jump to content

Xherdan Shaqiri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xherdan Shaqiri

Shaqiri duke luajtur me ZvicrënKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëXherdan Shaqiri [1]
Datëlindja (1991-10-10) 10 tetor 1991 (33 vjeç)
VendlindjaGjilan, Kosovë
Gjatësia1.69 m (5 ft 7 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Chicago Fire
Numri23
Karriera me të rinjtë
1999–2001SV Augst
2001–2009FC Basel
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2009FC Basel II19(8)
2009–2012FC Basel92(18)
2012–2015Bayern München52(11)
2015Internazionale15(1)
2015–2018Stoke City84(15)
2018–2021Liverpool45(7)
2021–2022Lyon11(2)
2022–Chicago Fire69(14)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008Zvicra U1710(0)
2008–2009Zvicra U185(0)
2009Zvicra U195(3)
2009–2011Zvicra U217(1)
2010–2024Zvicra125(32)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 tetor 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 2 dhjetor 2022

Xherdan Shaqiri (lindur më 10 tetor 1991), është futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin amerikan Chicago Fire dhe kombëtaren zvicerane.

Shaqiri filloi karrierën e tij si profesionist te FC Basel, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009.[3] Pasi fitoi tri kampionate zvicerane rresht, ai kaloi te klubi gjerman Bayern München.[4] Edhe pse nuk pati ndonjë sukses individual të madh, Shaqiri fitoi edhe tetë trofe të tjerë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve,[5] në sezonin 2012–13, ku ekipi kompletoi tripletën. Në janar 2015, ai u transferua te Interi për 15 milion €,[6] dhe shtatë muaj më pas, kaloi në Premier League te Stoke City.[7] Pasi ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2017–18, Shaqiri firmosi me Liverpoolin për 13.5 milion £.[8]

Shaqiri zhvilloi më shumë se 20 ndeshje me ekipet e të rinjëve të Zvicrës. Ai debutoi me ekipin e parë në mars 2010 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e Kupës së Botës 2010. Ai gjithashtu luajti në edicionet 2014 dhe 2018; ai shënoi një tregolësh në një ndeshje të turnamentit 2014, duke regjistruar tregolëshin e 50të të kompeticionit.[9] Shaqiri gjithashtu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2016, ku goli i tij i vetëm u shpall si më i bukuri i turnamentit.

Shaqiri ka lindur në Gjilan të Kosoves nga prindër shqiptarë nga Kosova.[10][11] Ai emigroi në Zvicër në vitin 1992 me prindërit e tij dhe me tre vëllezërit dhe motrat e tij.[12] Ata u vendosën në Augst, një qytet i vogël në kontin Basel-Country, afër kufinjëve francez dhe gjerman.[13]

Babai i tij nuk fliste dot gjermanishten zvicerane, kështu që ai filloi të lante pjata në një restorant, para se të punonte si ndërtues rrugësh. Mamaja e tij punonte si pastruese në zyra ndërtesash në qytet, duke u ndihmuar nga Xherdani dhe vëllezërit e tij. Babai i tij dërgonte para në Kosovë sa të kishte mundësi, gjë që do të thoshte se Xherdani dhe famijla e tij nuk kishin para shtesë për të shpenzuar, përveç në rastet e ditëlindjeve.[14] Ai adhuronte sulmuesin brazilian Ronaldo, duke thënë se loja e tij ishte si "magji".[14]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaqiri ka luajtur për të rinjtë e SV Augstit dhe FC Baselit. Gjatë kohës që luante me të rinjtë e FC Baselit, ai konkuroi në Kupën Nike nën-15 në vitin 2007 ku u emërua lojtari më i mirë i turnamentit. Pavarësisht se kishte disa klube që donin të firmosnin me të, ai vendosi të qëndrojë te Baseli, ku luajti me skuadrën e rezervave nga viti 2007 e deri në vitin 2009 në 1. Liga Zvicerane. Dy vite më vonë Shaqiri firmosi kontratën e parë si profesionist me Baselin më 2 janar 2009,[15] me kontratën e re që do ta mbante në St. Jakob-Park deri në vitin 2014.

Shaqiri bëri debutimin e tij me Baselin si zëvëndësues më 12 Korrik 2009 në ndeshjen hapëse të skuadrës në sezonin 2009–10 kundër FC St. GallenAFG Arena.[3] Ai shënoi golin e parë me klubin katër muaj më vonë në fitoren 4–1 në shtëpi kundër Neuchâtel Xamax më 9 nëntor 2009.[16] Në fund të sezonit 2009–10 Shaqiri fitoi dy titujt kombëtarë me Baselin, dhe një vit më vonë fitoi sërisht titullin.

Në dhjetor 2011, Shaqiri dhuroi dy assista në një ndeshje kundër Manchester United, me Baselin që fitoi 2–1.[17] Në fund të sezonit 2011–12, për herë të dytë në karrierën e tij me Baselin, ai fitoi dy titujt kombëtarë, që konsiston në fitimin e titullit të ligës,[18] dhe Kupën Zvicerane.[19]

Më 9 shkurt 2012, Basel njoftoi se kishte pranuar shitjen e Shaqirit tek klubi gjerman Bayern MünchenBundesligë për sezonin 2012–13.[4] Shuma e transferimit ishte 11.6 milion €, me lojtarin që firmosi një kontratë katër-vjeçare që do të zgjaste deri më 30 qershor 2016; Shaqiri do të përfitonte 2 milion € në sezon.[20] Ai pati konkurencë në sezonin e tij të parë në Allianz Arena me lojtarët më jetëgjatë dhe më të përvojë të ekipit si Franck Ribéry, Arjen Robben, Toni Kroos dhe Thomas Müller.[13]

Shaqiri duke luajtur për Bayern Munich në 2012.

Më 10 korrik 2012, Shaqiri debutoi me Bayernin në ndeshjen miqësore ndaj ekipit tjetër bavarez SpVgg Unterhaching e cila u fitua 1–0. Debutimi i tij zyrtar erdhi më 20 gusht në një ndeshje të DFB-Pokal kundër SSV Jahn Regensburg. Ai hyri në fushë në pjesën e dytë si zëvëndësues, shënoi golin e dytë të takimit si dhe asistoi golat e Mario Mandžukić dhe Claudio Pizarros, në një fitore 4–0.[21] Ai ndihmoi Bayernin ta mbyllte grupin e tyre të Ligës së Kampioneve në krye me një gol dhe asista në fitoren 4–1 kundër BATE Borisov më 5 dhjetor, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes; Bayerni "morri hak" për humbjen që pësuan në ndeshjen e parë në Minsk.[22]

Shaqiri nuk mundi dot të shënojë një gol në Bundesligë deri në ndeshjen e fundit të vitit kalendarik 2012, duke i dhënë ekipit të tij një pikë me golin e shënuar kundër Borussia Mönchengladbach, me Bayernin që e mbylli kampionatin në vend të parë.[23][24] Më 16 prill 2013, Shaqiri shënoi një gol nga distanca në ndeshjen gjysëm-finale të DFB-Pokal ndaj VfL Wolfsburg.[25] Shaqiri fitoi për herë të parë Ligën e Kampioneve më 25 maj; Bayern mposhti në finale kundërshtarët e Borussia Dortmundit me rezultatin 2–1, me Shaqirin që ishte një zëvëndësim i papërdorur.[5] Përveç këtij suksesi, Bayerni fitoi edhe kampionatin sëbashku me kupën, duke e bërë Shaqirin një nga lojtarët që ka fituar tripletën e parë në historinë e klubit. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 me 8 gola në 39 ndeshje.[26]

Shaqiri e nisi sezonin 2013–14 me një distafë në DFL-Supercup ndaj Borussia Dortmund; mesfushori luajti si titullar për 67 minuta në humbjen 4–2 në Signal Iduna Park.[27] Më 30 gusht, ai fitoi një tjetër trofe, Superkupën e Evropës, duke ndihmuar Bayernin të mposht Çelsin; Shaqiri hyri në fushën e lojës në minutën e 6të të kohës shtesë pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1–1. Ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive ku ai shënoi tentativën e pestë të ekipit, dhe pasi Romelu Lukaku gaboi në gjuajtjen e tij, Bayerni u kurorëzua kampion.[28][29] Në dhjetor 2013, Shaqiri fitoi edhe FIFA Kupën e Botës për klube; ai luajti dy ndeshje, përfshirë edhe 80 minuta në finale, me Bayernin që mposhti Raja Club Athletic.[30][31] Nga qershori 2014, ai u bë lojtari zviceran më i dekoruar i të gjitha kohërave në moshën 22 vjeç, duke fituar plot 22 trofe dhe 13 medalje.[13] Në sezonin 2013–14, Shaqiri luajti gjithsej vetëm 27 ndeshje në të gjitha kompedicionet, duke shënuar shtatë gola.[32]

Shaqiri luajti pak gjatë pjesës së parë të sezonin 2014–15 nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.[33][34] Kjo gjë bëri që ai të kërkonte largimin nga klubi gjatë merkatos dimërore në janar 2015.[35]

Më 9 janar 2015, Shaqiri u ble nga klubi italian Inter për 15 milion €; ai firmosi një kontratë deri në qershor 2019, duke lënë menjëanë interesimin e klubit anglez Stoke City.[6][36] Numri i tij i zakonshëm 23 ishte e pronë e mbrojtësit Andrea Ranocchia, duke bërë që Shaqiri të merrte fanellën me numrin 91, numëri i vitit të lindjes së tij.[37]

Shaqiri bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin më 17 janar në barazimin pa gola në Empoli, duke luajtur në 17 minutat e fundit në vend të blerjes tjetër Lukas Podolski.[38] Goli i tij i parë erdhi pesë ditë më vonë, në ndeshjen e raundit të 16-tave të Coppa Italia kundër Sampdorias, duke ndihmuar ekipin për avancojë për në raundin tjetër.[39] Shaqiri shënoi golin e tij të parë në Serie A më 15 shkurt në një ndeshje ndaj Atalanta; goli i tij, i pari i takimit me penallti, i hapi rrugën suksesit 4–1 në Bergamo.[40] Katër ditë më vonë, Shaqiri shënoi golin e parë evropian me Interin në barazimin 3–3 jashtë fushe kundër Celtic, në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të UEFA Ligës së Evropës.[41]

Ai e përfundoi gjysmën e dytë të sezonit 2014–15 me tre gola në 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet.[42]

Në korrik 2015, Stoke pagoi 12 milion £ për shërbimet e Shaqirit, por marrëveshja ra kur lojtari nuk pranoi të bashkohej para ditës së fundit të merkatos.[7] Transferimi u krye një muaj më vonë, me Shaqirin që ra dakord me kushtet personale dhe kreu vizitat mjekësore.[43] Interes për të pati edhe klubi tjetër anglez Everton, por ata kërkonin ta afronin vetëm në formën e huazimit, ndërkohë që Inter kërkonte vetëm formulën e shitjes.[44] Më 11 gusht, Stoke City transferoi zyrtarisht lojtarin për 12 milion £ (14.5 milion €), duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit; ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[45]

Ky është goli më i bukur që kam parë këtë sezon. Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte, dhe ishte absolutisht madhështor.

Garth Crooks, analist në emisionin Final ScoreBBC-së, përshkroi golin e dytë të Shaqirit në ndeshjen ndaj Evertonit më 28 dhjetor 2015.[46]

Ai debutoi zyrtarisht me ekipin njëmbëdhjetë ditë më vonë në barazimin 1–1 ndaj Norwich CityCarrow Road, duke asistuar me një goditje dënimi golin me kokë të shënuar nga Mame Biram Diouf.[47] Më 28 dhjetor, Shaqiri shënoi dy golat e parë për Stoke City, një dopietë në pjesën e parë të fitoren 4–3 ndaj Evertonit. Goli i dytë i tij ishte një gjuajtje në ajër nga distanca pas një pasimi nga Bojan që mposhti portierin Tim Howard.[46][48] Goli tjetër i sezonit 2015–16 për të ishte një gjuajtje nga 18 metra kundër Newcastle United më 2 mars 2016.[49] Shaqiri luajti gjithsej 32 ndeshje në sezonin e tij të parë; Stoke City përfundoi kampionatin në vendin e nëntë.[50]

Shaqiri shënoi një gol nga 20 metra kundër Middlesbrough në ndeshjen hapëse të ekipit për sezonin 2016–17.[51] Megjithatë, një dëmtim në pulpë e la atë në infermieri për gjashtë javë; ai u rikthye në dispozicion më 24 shtator në barazimin 1–1 kundër West Bromwich Albion ku ai asistoi golin e shënuar nga Joe Allen.[52] Shaqiri shënoi dy gola nga distanca kundër Hull Cityt më 22 tetor 2016, duke u bërë lojtari i parë në historinë e klubit që e arrin këtë në Premier League.[53] Ai shënoi sërisht nga distanca kundër Hull Cityt, këtë herë në ndeshjen e kthimit më 15 prill 2017, gol i cili u shpall si më i bukuri i Stoke Cityt për sezonin 2016–17.[54][55] Ai u zgjodh edhe në formacionin e javës nga Goal.com.[55] Shaqiri përfundoi sezonin e tij të dytë me klubin duke luajtur 22 ndeshje dhe shënuar katër gola, me Stoke Cityn që arriti një vend të 13të në renditje.[56]

Shaqiri gati për të ekzekutuar një goditje këndi kundër Arsenalit, 10 dhjetor 2016.

Shaqiri shënoi golin e parë të sezonit 2017–18 në një ndeshje kundër Newcastle United më 16 shtator, që ishte goli i barazimit në një disfatë 2–1.[57] Më 4 nëntor, ai shënoi dhe asistoi në barazimin 2–2 si vizitor kundër Leicester City.[58] Shaqiri vazhdoi formën pozitive në kampionat, duke shënuar në humbjen kundër Crystal Palace dhe fitores kundër Swansea City.[59][60] Në shkurt 2018, Shaqiri shënoi në ndeshjet kundër Bournemouth (humbje 1–2),[61] Brighton & Hove Albion (barazim 1–1)[62] dhe Leicester City (barazim 1–1),[63] duke vendosur një rekord personal pasi kjo ishte hera e parë që ai shënonte në tre ndeshje rresht në Premier League. Një muaj më vonë, me Stoke pranë rënies nga kategoria, Shaqiri shkaktoi polemika gjatë një interviste me revistën zvicerane Schweizer Illustrierte ku ai tha se shokët e tij të ekipit kishin "pak cilësi" dhe se edhe pjesëmarrja e Ronaldinhos nuk do ta përmirësonte ekipin.[64] Pavarësisht se shihej si shpëtimtari i ekipit,[65] Shaqiri nuk mundi dot të shmangë rënien e Stoke City në EFL Championship pas disfatës 1–2 kundër Crystal Palace, me mesfushorin që shënoi golin e vetëm të ekipit të tij.[66] Shaqiri e mbylli sezonin e tretë me Stoke City duke shënuar 8 gola në 36 ndeshje në kampionat, si dhe një ndeshje në kupë dhe kupën e ligës.[67]

Më 13 korrik 2018, Liverpool firmosi për pesë vite me Shaqirin pasi pagoi klauzolën e tij të lirimit prej 13.5 £.[8] Atij j'u dha fanella me numrin 23.[8]

Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me klubin më 29 korrik në një ndeshje miqësore përgatitore kundër ekipit rival Manchester United, që u mbyll me fitoren 4–1, me Shaqirin i cili shënoi një gol me rrofeshatë.[68] Ndeshja e parë zyrtare për të erdhi më 12 gusht, në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër West Ham United, duke luajtur si zëvëndësues në një fitore 4–0.[69] Shaqiri luajti ndeshjen e parë sezonale si titullar më 22 shtator, në fitoren 3–0 kundër Southampton, duke marrë lëvdata për paraqitjen e tij nga BBC Sport, e cila gjithashtu e shpall edhe si lojtarin e ndeshjes.[70]

Shaqiri shënoi golin e parë për ekipin më 27 tetor, të tretin e fitores 4–1 ndaj Cardiff City.[71] Në nëntor, ai nuk u përfshi në udhëtimin në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në Serbi për të shmangur incidente të mundshme.[72]

Më 23 gusht 2021, klubi francez Lyon njoftoi transferimin e Shaqirit për 6 milion €; lojtari firmosi një kontratë deri në qershor 2024.[73]

Më 9 shkurt 2022, Shaqiri u transferua te Chicago Fire duke firmosur në kontratë deri në vitin 2024.[74] Chicago Fire pagoi 6.5 milion € për mesfushorin, duke kryer transferimin më të shtrenjtë në historinë e tyre.[75]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shaqiri duke luajtur në një ndeshje miqësore ndaj Argjentinës më 29 shkurt 2012.

Shaqiri bëri debutimin e tij për Zvicrën nën-21 më 11 nëntor 2009 në fitoren 3–1 ndaj Turqisë në një kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 2011.[76] Goli i parë erdhi më 11 qershor 2011 në ndeshjen hapëse të Zvicrës në Kampionatin Evropian nën-21 2011 kundër Danimarkës.[77]

Kupa e Botës 2010

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaqiri u promovua në ekipin e të rriturve në vitin 2010, duke bërë debutimin e tij më 3 mars në një ndeshje miqësore ndaj Uruguajit që u mbyll me një humbje 1–3.[78] Ai ishte pjesë e listës që do të luante në Kupën e Botës 2010, duke marrë një ftesë surprize nga trajneri Ottmar Hitzfeld.[79] Shaqiri zhvilloi vetëm një paraqitje gjatë turnamentit, duke luajtur në 12 minutat e fundit e barazimit pa gola kundër Hondurasit në ndeshjen e tretë të Grupit H më 25 qershor.[80] Zvicra e përfundoi grupin në vendin e tretë me katër pikë, gjë që solli eliminimin.[81]

Shaqiri shënoi golin e parë ndërkombëtarë më 7 shtator 2010 në ndeshjen hapëse të zvicrës në kualifikueset e UEFA Euro 2012 kundër Anglisë; ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në minutën e 71të në një humbje 1–3 në shtëpi.[82] Një vit më vonë, më 6 shtator 2011, ai shënoi tregolëshin e tij të parë në një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë kundër Bullgarisë, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje 3–1.[83][84]

Performancat e tij nuk ishin të mjaftueshme për Zvicrën për të siguruar një vend në finalet e turnamentit.[85] Shaqiri, megjithatë, ishte golashënuesi më i mirë i Grupit G me 4 gola. Zvicra gjithashtu u përpiq ta bënte pjesë e skuadrës që do të luante në Lojërat olimpike verore 2012, por Shaqiri refuzoi ofertën duke preferuar të ishte pjesë e fazës përgatitore me klubin e tij.[86]

Kupa e Botës 2014

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 shtator 2012, Shaqiri nuk e këndoi himnin kombëtar zviceran në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë, vendit të origjinës, në Luzernë; ai shënoi në fitoren 2–0, por refuzoi të festonte.[87] Ai gjithashtu kishte flamurin e Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës në këpucë për ndeshjen.[88]

Në qershor 2014, Shaqiri ishte pjesë e ekipit që do të luante në Kupën e Botës 2014Brazil.[89] Në ndeshjen hapëse të Zvicrës, Shaqiri u shpall lojtari i ndeshjes me ekipin që fitoi 2–1 ndaj Ekuadorit.[90] Ai u shpall lojtari i ndeshjes edhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, ku Zvicra mposhti 3–1 Hondurasin, me të tre golat që erdhën nga Shaqiri, përfshirë edhe një gjuajtje me hark nga 30 metra që përfundoi në trekëndësh.[91][9] Tregolëshi i tij kualifikoi Zvicrën në raundin e 16-tave, ku u eliminuan në kohën shtesë me rezultatin 1–0 nga Argjentina.[92]

Shaqiri shënoi tre herë në fushatën e suksesshme kualifikuese të ekipit për UEFA Euro 2016, me të gjithë finalizimet e tij që erdhën kundër Lituanisë.[93][94] Ai shënoi një dopietë më 14 nëntor 2014 në fitoren 4–0 në St. Gallen,[93] si dhe golin vendimtar në minutën e 84të të fitores 2–1 në ndeshjen e kthimit më 15 qershor 2015.[94] Në fazën finale të turnamentit në Francë, ai luajti titullar në të katërta ndeshjet e Zvicrës që arriti në raundin e 16-tave; në këtë raund, ai shënoi një gol mahnitës me rrofeshatë kundër Polonisë për të barazuar ndeshjen në 1–1 dhe dërguar ndeshjen në shtesë dhe më pas në gjuajtjet e penalltive, ku ai shënoi në tentativën e tij por ekipi u në fund ekipi u mposht dhe u eliminua nga polakët.[95][96]

Pas ndeshjes së parë të Zvicrës në Euro 2016, Shaqiri deklaroi se ai do të luante për Kosovën nëse trajneri do t'a bënte kapiten, si reagim ndaj vendimit të trajnerit Vladimir Petković për t'i hequr këtë status.[97] Pavarësisht një lojtar ndërkombëtar për Zvicrën, rregullat e FIFA-s e lejonin Shaqirin për të përfaqësuar Kosovën, e cila u bë pjesë e konfederatës në fillim të atij viti.[98] Megjithatë, Shaqiri vazhdoi të luante për Zvicrën edhe pas antarësimit të Kosovës në FIFA, gjë që përjashtoi çdo mundësi të lojtarit për t'u bërë pjesë e Dardanëve.[99]

Kupa e Botës 2018

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shaqiri (në mes, pa fanellë), duke festuar golin e fitores kundër Serbisë.

Shaqiri ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Vladimir Petković në ekipin zviceran për Kupën e Botës 2018, duke regjistruar pjesëmarrëjen e tretë rresht.[100] Ai shënoi golin e fitores në minutat shtesë në triumfin 2–1 ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të Grupit E.[101] Ai dhe lojtari tjetër me origjinë shqiptare i ekipit Granit Xhaka, i cili më herët kishte shënuar golin e barazimit, festuan duke kryqëzuar duart, një simbol autokton i shqiptarëve që tregon Shqipërinë e madhe.[102]

Kapiteni i ekipit Stephan Lichtsteiner, i cili nuk ka origjinë shqiptare, bëri të njëjtin veprim gjatë festimit të Shaqirit, si dhe i mbrojti të dy lojtarët pas përfundimit të ndeshjes.[103][104] Shaqiri dhe Xhaka u gjobitën nga FIFA me 10,000 franga zvicerane "për sjellje josportive në kundërshtim me parimet e fair-play", kurse Lichtsteiner u gjobit me 5,000.[105]

Për më tepër, ky gol, i 21ti i tij me Zvicrën, barazoi shifrën e Stéphane Chapuisat, duke hyrë në listën e dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë.[106]

Shaqiri Shaqiri u emërua në skuadrën e Zvicrës prej 26 lojtarësh për UEFA Euro 2020 të shtyrë.[107] Më 20 qershor 2021, ai shënoi dy herë në minutat 26 dhe 68 kundër Turqisë në një ndeshje të fazës së grupeve.[108] Më 2 korrik 2021, ai shënoi në çerekfinalen e turneut kundër Spanjës.[109] Ndeshja përfundoi 1–1 dhe shkoi në një penallti, në të cilën Spanja përparoi në gjysmëfinale.[110]

FIFA Kupa e Botës 2022

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 nëntor 2021, Shaqiri u bë lojtari i pestë zviceran që arriti 100 paraqitje kur filloi ndeshjen përfundimtare të Zvicrës kualifikuese për Kupën e Botës 2022 kundër Bullgarisë.[111]

Më 9 nëntor 2022, ai u thirr për FIFA Kupën e Botës 2022 në Katar.[112] Më 2 dhjetor, ai shënoi golin e parë në një fitore 3–2 ndaj Serbisë, duke kontribuar në kualifikimin e vendit të tij në fazën e eliminimeve.[113]

Më 7 qershor 2024, Shaqiri u përzgjodh në skuadrën prej 26 lojtarësh për UEFA Euro 2024.[114] Më 19 qershor, ai shënoi një gol në barazimin 1–1 kundër Skocisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon në këtë garë ndërsa luante për një klub nga Amerika e Veriut ose e Jugut. Ai është gjithashtu lojtari i parë që shënon në gjashtë kampionatet e fundit të mëdha ndërkombëtare (Kupën e Botës '14, Euro '16, Kupën e Botës '18, Euro '20, Kupën e Botës '22, dhe Euro '24)[115][116]

Më 15 korrik 2024, Shaqiri njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja, pasi kishte bërë 125 paraqitje dhe kishte shënuar 32 gola.[117]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaqiri është anësor i djathtë dhe uebfaqja zyrtare e FIFA-s e përfshkruan atë si të "paparashikueshëm me topin", "i aftë me të dy këmbët" dhe me një "vizion të shkëlqyer.[10] Ai është përshkruar nga The Daily Telegraph si "i fuqishëm" me "një këmbë të majtë magjike".[118] Ai ka pseudonimin "Messi alpin" dhe "xhuxhi magjik".[119][120][118][121]

Shaqiri është mysliman.[122][123] Ai u zgjodh të ishte në kopertinën e video lojës FIFA 15 në Zvicër sëbashku me yllin global Lionel Messi.[124] Shaqiri sponsorizohet nga kompania e veshjeve dhe pajisjeve sportive Nike. Ai vesh këpucët Nike Mercurial Vapor, dhe gjatë Kupës së Botës 2018, në këpucët e tij ishin të stampuara famujtë e Zvicrës dhe Kosovës.[125][126]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 16 dhjetor 2018[127][128][129][130]
Paraqitjet dhe goalt sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
FC Basel II 2007–08 Swiss 1. Liga 2 0 2 0
2008–09 17 8 17 8
Gjithsej 19 8 19 8
FC Basel 2009–10 Super Liga Zvicerane 32 4 5 1 10[a] 2 47 7
2010–11 29 5 2 0 11[b] 2 42 7
2011–12 31 9 4 0 6[c] 0 41 9
Gjithsej 92 18 11 1 27 4 130 23
Bayern München 2012–13[26] Bundesliga 26 4 5 3 7[c] 1 1[d] 0 39 8
2013–14[32] 17 6 3 1 4[e] 0 3[f] 0 27 7
2014–15[42] 9 1 1 0 4[c] 1 1[d] 0 15 2
Gjithsej 52 11 9 4 15 2 5 0 81 17
Internazionale 2014–15[42] Serie A 15 1 2 1 3[a] 1 20 3
Stoke City 2015–16[50] Premier League 27 3 1 0 4 0 32 3
2016–17[56] 21 4 1 0 0 0 22 4
2017–18[67] 36 8 1 0 1 0 38 8
Gjithsej 84 15 3 0 5 0 92 15
Liverpool 2018–19 Premier League 13 5 0 0 1 0 3[c] 0 17 5
Gjithsej karriera 275 58 25 6 6 0 48 7 5 0 359 71
  1. ^ a b Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Dhjetë paraqitje dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve, një paraqitje në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ a b c d Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ a b Një paraqitje në DFL-Supercup
  5. ^ Tre paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve, një paraqitje në UEFA Super Kupën 2013
  6. ^ Një paraqitje në 2013 DFL-Supercup, dy paraqitje në FIFA Kupën e Botës për Klube 2013
Shaqiri në aksion në ndeshjen e Kupës së Botës 2018 kundër Serbisë.
Redaktuar më 8 shtator 2018[131][130]
Paraqitjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Zvicra
2010 9 1
2011 8 3
2012 7 3
2013 6 1
2014 12 7
2015 9 2
2016 8 1
2017 9 2
2018 8 2
Gjithsej 76 22

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 12 shtator 2018. Rezultatet e Zvicrës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Shaqiri.[131]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, golit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni Ref
1 7 shtator 2010 St. Jakob-Park, Bazel, Zvicër 7 Flamuri Anglia 1–2 1–3 Kualifikueset e UEFA Euro 2012 [132]
2 6 shtator 2011 St. Jakob-Park, Bazel, Zvicër 13 Flamuri Bullgaria 1–1 3–1 [133]
3 2–1
4 3–1
5 29 shkurt 2012 Stade de Suisse, Bern, Zvicër 18 Flamuri Bullgaria 1–1 1–3 Ndeshje Miqësore [134]
6 11 shtator 2012 Swissporarena, Lucerne, Zvicër 21 Flamuri Shqipëria 2–0 2–0 Kualifikueset e 2014 FIFA Kupës së Botës [135]
7 14 nëntor 2012 Stade Olympique de Sousse, Sousse, Tunizi 24 Flamuri Tunizia 2–1 2–1 Ndeshje Miqësore [136]
8 11 tetor 2013 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri 30 Flamuri Shqipëria 1–0 2–1 Kualifikueset e 2014 FIFA Kupës së Botës [137]
9 3 qershor 2014 Swissporarena, Lucerne, Zvicra 33 Flamuri Peruja 2–0 2–0 Ndeshje Miqësore [138]
10 25 qershor 2014 Arena da Amazônia, Manaus, Brazil 36 Flamuri Hondurasi 1–0 3–0 2014 FIFA Kupa e Botës [139]
11 2–0
12 3–0
13 14 tetor 2014 Stadiumi San Marino, Serravalle, San Marino 40 Flamuri San Marino 4–0 4–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016 [140]
14 15 nëntor 2014 AFG Arena, St. Gallen, Zvicër 41 Flamuri Lituania 3–0 4–0 [141]
15 4–0
16 10 qershor 2015 Stockhorn Arena, Thun, Zvicër 45 Flamuri Lihtenshtajni 2–0 3–0 Ndeshje Miqësore [142]
17 14 qershor 2015 Stadiumi LFF, Vilnius, Lituani 46 Flamuri Lituania 2–1 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016 [143]
18 25 qershor 2016 Stade Geoffroy-Guichard, Saint-Étienne, Francë 57 Flamuri Polonia 1–1 1–1 UEFA Euro 2016 [144]
19 1 qershor 2017 Stade de la Maladière, Neuchâtel, Zvicër 61 Flamuri Bjellorusia 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore [145]
20 9 qershor 2017 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe 62 Flamuri Ishujt Faroe 2–0 2–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës [146]
21 22 qershor 2018 Stadiumi Kaliningrad, Kaliningrad, Rusi 72 Flamuri Serbia 2–1 2–1 2018 FIFA Kupa e Botës [147]
22 8 shtator 2018 kybunpark, St. Gallen, Zvicër 75 Flamuri Islanda 3–0 6–0 2018–19 UEFA Liga e Kombeve A [148]
Basel[127]
Bayern München[127]
Liverpool[127]
  1. ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" (PDF). FIFA (në anglisht). 7 dhjetor 2013. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2013.
  2. ^ "The Squad – Player Details" [Ekipi – Detajet e lojtarit] (në anglisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2012. Marrë më 12 qershor 2012.
  3. ^ a b "St. Gallen 2 – Basel 0" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 25 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 1 qershor 2011.
  4. ^ a b "Bazel: Xherdan Shaqiri kalon në Bajern të Munihut". Radio Evropa e Lirë. 9 shkurt 2012. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  5. ^ a b "Bayern Munich fiton Ligën e Kampionëve". Radio Evropa e Lirë. 26 maj 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  6. ^ a b "Shaqiri është zyrtarisht i Interit". Panorama Sport. 8 janar 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  7. ^ a b "Mediat italiane: Xherdan Shaqiri, te Stoke City për 17 milionë euro". Top-Channel.tv. 2 korrik 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  8. ^ a b c "Zyrtare/ Xherdan Shaqiri firmos me Liverpool-in: Dua të fitoj tituj". Shqiptarja.com. 13 korrik 2018. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  9. ^ a b "Shaqiri, shqiptari i parë që shënon hat-trick në Botëror [video]". Koha.net. 25 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 10 prill 2019.
  10. ^ a b "Xherdan SHAQIRI" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014. Marrë më 16 qershor 2014.
  11. ^ "Xherdan Shaqiri biography" (në anglisht). FootballTop.com. Marrë më 1 korrik 2014.
  12. ^ "Football : Xherdan Shaqiri, le meilleur ambassadeur suisse du Kosovo" [Futboll : Xherdan Shqiri, ambasadori më i mirë zviceran i Kosovës] (në frëngjisht). Le Courrier des Balkan. 22 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2013. Marrë më 17 janar 2015.
  13. ^ a b c Jill Zimmerli (4 qershor 2014). "World Cup 2014: Switzerland profile – Xherdan Shaqiri" [Kupa e Botës 2014: Profili i Zvicrës – Xherdan Shaqiri] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 shtator 2018.
  14. ^ a b "Xherdan Shaqiri's incredible life story in his own words: from Kosovo to World Cup star" [Jeta e jashtëzakonshme e Xherdan Shaqirit sipas fjalëve të tij: nga Kosova në yll në Kupën e Botës] (në anglisht). Stoke Sentinel. Marrë më 10 shtator 2018.
  15. ^ "Dreijahres-Profivertrag für Xherdan Shaqiri" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 2 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 19 janar 2014.
  16. ^ "Basel 4 – Xamax 1" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 25 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 1 qershor 2011.
  17. ^ "Champions League – Stunned United crash out after defeat at Basel" (në anglisht). Yahoo! Europe. Marrë më 8 dhjetor 2011.
  18. ^ "Jetzt hat Basel den Titel auf sicher" (në gjermanisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 29 prill 2012.
  19. ^ "Matchtelegram FC Basel 1893 5:3 FC Luzern" (në gjermanisht). football.ch. Marrë më 16 maj 2012.
  20. ^ "Zyrtare Shaqiri nenshkruan me Bayern Munich". Shqipëria.com. 9 shkurt 2012. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  21. ^ "SSV Jahn Regensburg 0 – 4 Bayern" (në anglisht). ESPN FC. 20 gusht 2012. Marrë më 15 dhjetor 2012.
  22. ^ "Shaqiri e bën sefte në Champions League (video)". Shekulli.com.al. 5 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  23. ^ "Shaqiri rescues point for Bayern" [Shaqiri i shpëton një pikë Bayernit] (në anglisht). Bundesliga. 14 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2012. Marrë më 15 dhjetor 2012.
  24. ^ "Bayern Munich 1–1 Borussia Monchengladbach" (në anglisht). ESPN FC. 14 dhjetor 2012. Marrë më 15 dhjetor 2012.
  25. ^ "Bayern Munich vs. Wolfsburg 6 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 prill 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  26. ^ a b "Games played by Xherdan Shaqiri in 2012/2013" [Ndeshjet e luajtura nga Xherdan Shaqiri në 2012/2013] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  27. ^ "Borussia fiton Superkupën e Gjermanisë". Top-Channel-tv. 27 korrik 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  28. ^ "Bayerni hakmerret ndaj Chelsa-s, fiton Superkupën". Oranews.tv. 31 gusht 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  29. ^ "Shaqiri ia fiton Superkupën Bayernit". Botasot.info. 30 gusht 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  30. ^ "Bajerni pushton Boten". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 21 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  31. ^ "Bayern, kampion i botës". Lajmi.net. 21 dhjetor 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  32. ^ a b "Games played by Xherdan Shaqiri in 2013/2014" [Ndeshjet e luajtura nga Xherdan Shaqiri në 2013/2014] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  33. ^ "Shaqiri do largimin: Pep s'beson tek unë". Panorama Sport. 11 tetor 2014. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  34. ^ "A kishte probleme Shaqiri me Guardiolan? Zbulohet gjithçka". Gazeta Express. 20 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  35. ^ "Ja sa para po kërkon Bayerni për Shaqirin". Gazeta Express. 8 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  36. ^ "Xherdan Shaqiri: Bayern Munich winger interests Stoke City" [Xherdan Shaqiri: Anësori i Bayern Munich i intereson Stoke Cityt] (në anglisht). BBC Sport. 7 janar 2015. Marrë më 8 janar 2015.
  37. ^ "Shaqiri: "One of the biggest clubs in the world"" [Shaqiri: "Një nga klubet më të mëdhaja të botës"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2015. Marrë më 14 shtator 2015.
  38. ^ "Serie A, Empoli 0–0 Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 17 janar 2015. Marrë më 22 janar 2015.[lidhje e vdekur]
  39. ^ "Debutim ëndrrash për Shaqirin, Interi në çerekfinale". Panorama Sport. 22 janar 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  40. ^ "Fiton Interi, shkëlqejnë Shaqiri e Guarin (VIDEO)". Gazeta Express. 15 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  41. ^ "Supergol i Xherdan Shaqirit në Europa League (video)". Lapsi.al. 19 shkurt 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  42. ^ a b c "Games played by Xherdan Shaqiri in 2014/2015" [Ndeshjet e luajtura nga Xherdan Shaqiri në 2014/2015] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  43. ^ "Zyrtare: Shaqiri transferohet te Stoke City (Foto)". Lajmi.net. 11 gusht 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  44. ^ Eduard Ilnica (12 korrik 2015). "Edhe Everton në garë për të marrë Shaqirin". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  45. ^ "Zyrtare: Shaqiri kalon te Stoke City (Foto)". Telegrafi.com. 11 gusht 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  46. ^ a b Luke Reddy (28 dhjetor 2015). "Everton 3–4 Stoke City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  47. ^ "Shaqiri debuton me një asistim dhe barazim në Stoke City". Portalb.mk. 22 gusht 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  48. ^ "Shpërthen Xherdan Shaqiri, shënon dy gola në fitoren ndaj Evertonit". Illyria Press. 28 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  49. ^ "Shaqiri i sjell fitoren Stoke, goli i javës? (Video)". Telegrafi.com. 2 mars 2016. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  50. ^ a b "Games played by Xherdan Shaqiri in 2015/2016" [Ndeshjet e luajtura nga Xherdan Shaqiri në 2015/2016] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  51. ^ "Shaqiri e nis me një supergol sezonin e ri (Video)". Telegrafi.com. 13 gusht 2016. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  52. ^ "Stoke City – Shaqiri, pritjes i vjen fundit (Foto)". Gazeta Express. 24 shtator 2016. Marrë më 18 dhjetor 2018.[lidhje e vdekur]
  53. ^ "Shaqiri i pari në Ligën Premier me gola nga distanca, lë mbrapa shumë yje". Telegrafi.com. 22 tetor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  54. ^ "Shaqiri kthehet me një gol madhështor". Albinfo. 15 prill 2017. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  55. ^ a b "Shaqiri i papërmbajtshëm, asist dhe supergol. "Goal.com" e përzgjedh në formacionin e javës (Video)". BalkanWeb.com. 17 prill 2017. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  56. ^ a b "Games played by Xherdan Shaqiri in 2016/2017" [Ndeshjet e luajtura nga Xherdan Shaqiri në 2016/2017] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  57. ^ "Gol i mrekullueshëm i Shaqirit ndaj Newcastles (Video)". Telegrafi.com. 16 shtator 2017. Marrë më 11 prill 2019.
  58. ^ "Një gol dhe një asisit, por Stoke City-t nuk i mjafton një super Xherdan Shaqiri (Video)". BalkanWeb.com. 4 nëntor 2017. Marrë më 11 prill 2019.
  59. ^ "Shënon Shaqiri, humb Stoke City". Kosova Press. 25 nëntor 2017. Marrë më 11 prill 2019.
  60. ^ "Nuk ndalet Shaqiri, i shënon edhe Swanseas (Video)". Telegrafi.com. 2 dhjetor 2017. Marrë më 11 prill 2019.
  61. ^ "AFC Bournemouth vs. Stoke City 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2018. Marrë më 11 prill 2019.
  62. ^ "Stoke City vs. Brighton & Hove Albion 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 shkurt 2018. Marrë më 11 prill 2019.
  63. ^ "Leicester City vs. Stoke City 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 shkurt 2018. Marrë më 11 prill 2019.
  64. ^ Alfred Lleshi (31 mars 2018). "Xherdan Shaqiri: Te Stoke nuk mund t'ia dalë as Ronaldinho, jo më unë..." Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2019. Marrë më 11 prill 2019.
  65. ^ "Xherdan Shaqiri shihet si shpëtimtar i Stoke City". Periskopi.com. 11 shkurt 2018. Marrë më 11 prill 2019.
  66. ^ "Stoke City bie nga kategoria, Shaqiri del në ankand". Ora News. 6 maj 2018. Marrë më 11 prill 2019.
  67. ^ a b "Games played by Xherdan Shaqiri in 2017/2018" [Ndeshjet e luajtura nga Xherdan Shaqiri në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 11 prill 2019.
  68. ^ "Shaqiri debutim raketë për Liverpool, super gol me roveshatë (VIDEO)". Koha Jonë. 29 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2018. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  69. ^ Kemajl Goca (12 gusht 2018). "Debuton Shaqiri për Liverpool-in me fitore bindëse". Bota Sot. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  70. ^ "Liverpooli vazhdon me fitore, shkëlqen Shaqiri". RTV21.tv. 22 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2018. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  71. ^ "Liverpooli merr vendin e parë, shënon gol Xherdan Shaqiri". Gazeta Express. 27 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2018. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  72. ^ "Zyrtare: Shaqiri nuk luan në Beograd, Klopp e arsyeton vendimin". Insporti.com. 5 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  73. ^ "Liverpool's Shaqiri completes €6m move to Lyon on three-year deal" [Shaqiri i Liverpoolit mbyll transferin 6 milion € te Lyon në një kontratë tre vjeçare] (në anglisht). Goal. 23 gusht 2021. Marrë më 23 gusht 2021.
  74. ^ "Chicago Fire FC Acquire Switzerland International Xherdan Shaqiri as Designated Player" [Chicago Fire blen mesfushorin e Zvicrës Xherdan Shaqiri si një lojtar designated] (në anglisht). Chicago Fire FC. Marrë më 9 shkurt 2022.
  75. ^ "Shaqiri signs DP deal in Chicago through 2024" [Shaqiri firmos marrëveshje DP me Chicagon deri në vitin 2024] (në anglisht). ESPN FC. 9 shkurt 2022. Marrë më 9 shkurt 2022.
  76. ^ "Turkey U21 vs. Switzerland 1 – 3" [Turqia U21 vs. Zvicra U21 1 – 3] (në anglisht). Soccerway. 14 nëntor 2009. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  77. ^ "Denmark U21 vs. Switzerland 0 – 1" [Danimarka U21 vs. Zvicra U21 0 – 1] (në anglisht). Soccerway. 11 qershor 2011. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  78. ^ "Switzerland vs. Uruguay 1 – 3" [Zvicra vs. Uruguaji 1 – 3] (në anglisht). Soccerway. 3 mars 2010. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  79. ^ "Switzerland » Squad World Cup 2010 South Africa" [Zvicra » Ekipi i Kupës së Botës 2010 Afrika e Jugut] (në anglisht). worldfootball.net. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  80. ^ "World Cup 2010: Honduras hold Switzerland as both go home" [Hondurasi mban Zvicrën, të dyja ikin në shtëpi] (në anglisht). The Guardian. 25 qershor 2010. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  81. ^ "Groups" [Grupet] (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2019. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  82. ^ Andy James (7 shtator 2010). "England see off Switzerland in Basel" [Anglia heq qafe Zvicrën] (në anglisht). Bazel: UEFA.com. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  83. ^ "Shaqiri treble keeps Swiss hopes alive" [Tripleta e Shaqirit mban gjallë shpresat e Zvicrës] (në anglisht). UEFA.com. 6 shtator 2011. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  84. ^ "Xherdan Shaqiri, margaritar i futbollit zviceran". albinfo.ch. 8 shtator 2011. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  85. ^ "Qualifying round – Group G" [Raundi kualifikues – Grupi G] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  86. ^ "Olympics-Shaqiri, Xhaka excluded from Swiss soccer squad" [Olimpiada-Shaqiri, Xhaka hiqen nga ekipi i futbollit të Zvicrës] (në anglisht). Reuters. 9 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2014. Marrë më 26 korrik 2012.
  87. ^ "Fiton Zvicra, një shqiptar ndëshkon Kombëtaren. De Biazi: Gabuam në mbrojtje". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 11 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2019. Marrë më 10 prill 2019.
  88. ^ Montague, James (19 shtator 2012). "Rooting for Home, if Not Yet a Home Team". The New York Times (në anglisht). Marrë më 8 qershor 2016.
  89. ^ "Zvicra, me pesë shqiptarë në Botërorin e Brazilit". Panorama Sport. 13 maj 2014. Marrë më 10 prill 2019.
  90. ^ Jeton Selimi (15 qershor 2014). "Zvicra e kolonisë shqiptare përmbys Ekuadorin". Illyria Press. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2019. Marrë më 10 prill 2019.
  91. ^ "Xherdan i vërtetë, hat-trick i Shaqirit". TopSporti. 25 qershor 2014. Marrë më 10 prill 2019.
  92. ^ "Argjentina kualifikohet me shpirt në dhëmbë". Panorama Sport. 2 korrik 2014. Marrë më 10 prill 2019.
  93. ^ a b "Supergola nga Shaqiri dhe vjen fitorja e dytë e Zvicrës (Video)". Telegrafi.com. 15 nëntor 2014. Marrë më 12 prill 2019.
  94. ^ a b "Shaqiri protagonist në fitoren e Zvicrës (Video)". Telegrafi.com. 15 qershor 2015. Marrë më 12 prill 2019.
  95. ^ ""Euro 2016", Polonia eliminon Zvicrën". Star Plus. 25 qershor 2016. Marrë më 12 prill 2019.
  96. ^ "Polonia në çerekfinale, Shaqiri dhe Xhaka vendosën fatin e Zvicrës". Top-Channel.tv. 25 qershor 2016. Marrë më 12 prill 2019.
  97. ^ "Shaqiri i hap derën Kosovës: Nëse më bëjnë kapiten…". Botapress.info. 16 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2019. Marrë më 12 prill 2019.
  98. ^ "Xherdan Shaqiri kapiten i Kosovës". Telegrafi.com. 17 qershor 2014. Marrë më 12 prill 2019.
  99. ^ ""Shaqiri nuk mund të luaj për Kosovën"". Zëri.info. 5 shtator 2016. Marrë më 12 prill 2019.
  100. ^ "Zvicra publikon listën e lojtarëve për në Kupën e Botës (FOTO LAJM)". Koha Jonë. 4 qershor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018.[lidhje e vdekur]
  101. ^ "Shqiptarët e Zvicrës e 'bombarduan' Serbinë". Zëri.info. 22 qershor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  102. ^ "HISTORIKE/ Shaqiri shënon super gol dhe feston me shqiponjë përpara serbëve (VIDEO)". Koha Jonë. 22 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  103. ^ "Edhe Stephan Lichtsteiner festoi me shqiponjë". Klan Kosova. 22 qershor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  104. ^ "Ylli i Zvicrës mbron Xhakën dhe Shaqirin: Serbia i provokoi para ndeshjes". Gazeta Express. 23 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  105. ^ "FIFA gjobit Xhakën dhe Shaqirin". Radio Evropa e Lirë. 25 qershor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  106. ^ Max Kern; Andreas Böni (21 qershor 2018). "Shaqiri ist jetzt besser als Chapuisat" (në gjermanisht). Blick. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  107. ^ "Switzerland's full 26-man Euro 2020 squad". The New York Times (në anglisht). Marrë më 5 korrik 2021.
  108. ^ Smyth, Rob (20 qershor 2021). "Switzerland 3-1 Turkey: Euro 2020 – as it happened". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 5 korrik 2021.
  109. ^ Percy, John; Magee, Will (2 korrik 2021). "Spain beat Switzerland in chaotic penalty shoot-out to reach Euro 2020 semi-finals". The Telegraph (në anglishte britanike). ISSN 0307-1235. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 5 korrik 2021.
  110. ^ "Spain beat Switzerland on penalties to reach Euros semis". BBC Sport (në anglishte britanike). Marrë më 2 korrik 2021.
  111. ^ Ruthven, Graham (15 nëntor 2021). "Switzerland beat Bulgaria to snatch Group C top spot from Italy to qualify automatically for World Cup". Eurosport UK (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2021.
  112. ^ "Murat Yakin gibt Schweizer WM-Aufgebot bekannt" [Murat Yakin publikon skuadrën e Zvicrës për Kupën e Botës] (në gjermanisht). Swiss Football Association. 9 nëntor 2022. Marrë më 9 nëntor 2022.
  113. ^ Ames, Nick (2 dhjetor 2022). "Switzerland advance and Serbia go out as Freuler finish settles stormy contest" (në anglisht). The Guardian.
  114. ^ "Männer-Nationalteam: Das EM-Kader steht – Zeqiri reist nicht nach Deutschland" [Kombëtarja e meshkujve: Përcaktohet skuadra për Kampionatin Evropian – Zeqiri nuk do të udhëtojë në Gjermani] (në gjermanisht). Swiss Football Association. 7 qershor 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
  115. ^ Browning, Ben (19 qershor 2024). "🚀 Xherdan Shaqiri makes history with Scotland screamer" (në anglisht). OneFootball.
  116. ^ Robson, James (20 qershor 2024). "Shaqiri scores stunning goal in Switzerland's 1-1 draw with Scotland at Euro 2024" (në anglisht). AP News.
  117. ^ Neuhaus, Matthias (15 korrik 2024). "Xherdan Shaqiri (32) gibt Rücktritt aus Nationalteam bekannt" [Xherdan Shaqiri (32) njofton tërheqjen nga kombëtarja] (në gjermanisht). SRF. Marrë më 15 korrik 2024.
  118. ^ a b Jason Burt (27 nëntor 2015). "Xherdan Shaqiri: Why the 'Alpine Lionel Messi' is loving life in Stoke" [Xherdan Shaqiri: Pse 'Lionel Messi alpin' po e dashuron jetën në Stoke]. The Daily Telegraph (në anglisht). Marrë më 4 gusht 2018.
  119. ^ "'Shaqiri është si Messi"". Telegrafi.com. 29 korrik 2017. Marrë më 12 prill 2019.
  120. ^ "Messi i Apleve përballë Messit". Topsporti.com. 1 korrik 2014. Marrë më 12 prill 2019.
  121. ^ "2014 World Cup superlatives: From the best nickname to the most likely to put a hole through a goalkeeper" (në anglisht). Yahoo. 5 qershor 2014. Marrë më 17 janar 2015.
  122. ^ "Shaqiri krenar që është mysliman, me falënderim të veçantë: "ELHAMDULILAH"". Gazeta Impakt. 23 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2019. Marrë më 13 prill 2019.
  123. ^ "Xherdan Shaqiri uron besimtarët musliman për muajin Ramazan". Periskopi.com. 27 maj 2017. Marrë më 13 prill 2019.
  124. ^ "FIFA 15 Swiss Cover" [FIFA 15 Kopertina Zvicerane] (në anglisht). FIFPlay. 19 gusht 2014. Marrë më 18 shkurt 2015.
  125. ^ "Shaqiri zbulon këpucët e reja për Botërorin në Rusi (Foto)". Insporti.com. 24 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2019. Marrë më 13 prill 2019.
  126. ^ "Shaqiri heq flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë nga këpucët (Foto)". Telegrafi.com. 6 prill 2018. Marrë më 13 prill 2019.
  127. ^ a b c d "Xherdan Shaqiri" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 korrik 2014.
  128. ^ "Xherdan Shaqiri". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 shkurt 2015.
  129. ^ "Xherdan Shaqiri". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2015. Marrë më 9 shkurt 2015.
  130. ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Xherdan Shaqiri" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 5 qershor 2016.
  131. ^ a b "Football PLAYER: Xherdan Shaqiri" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 23 janar 2015.
  132. ^ "Switzerland 1–3 England" [Zvicër 1–3 Angli] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 qershor 2016.
  133. ^ "Switzerland 3–1 Bulgaria" [Zvicra 3–1 Bullgaria] (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2016.
  134. ^ "Switzerland 1–3 Argentina" [Zvicra 1–3 Argjentina] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 5 qershor 2016.
  135. ^ "Switzerland 2–0 Albania" [Zvicra 2–0 Shqipëria] (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2016.
  136. ^ "Tunisia 1–2 Switzerland" [Tunizia 1–2 Zvicra] (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2016.
  137. ^ "Albania 1–2 Switzerland" [Shqipëria 1–2 Zvicra] (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2016.
  138. ^ "Switzerland 2–0 Peru" [Zvicra 2–0 Peruja] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 5 qershor 2016.
  139. ^ "Switzerland 3–0 Honduras" [Zvicra 3–0 Hondurasi] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 qershor 2016.
  140. ^ "San Marino 0–4 Switzerland" [San Marino 0–4 Zvicra] (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2016.
  141. ^ "Switzerland 4–0 Lithuania" [Zvicra 4–0 Lituania] (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 qershor 2016.
  142. ^ "Switzerland 3–0 Liechtenstein" [Zvicra 3–0 Lihtenshtajni] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 5 qershor 2016.
  143. ^ "Lithuania vs. Switzerland 1 – 2" [Lituania vs. Zvicra 1 – 2] (në anglisht). Soccerway. 14 qershor 2015. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  144. ^ "Poland 1–1 Switzerland" [Polonia 1–1 Zvicra] (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 25 qershor 2016.
  145. ^ "Switzerland vs. Belarus 1 – 0" [Zvicra vs. Bjellorusia 1 – 0] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 1 qershor 2017.
  146. ^ "Faroe Islands vs. Switzerland 0 – 2" [Ishujt Faroe vs. Zvicra 0 – 2] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 9 qershor 2017.
  147. ^ "Serbia vs. Switzerland 1 – 2" [Serbia vs. Zvicra 1 – 2] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 22 qershor 2018.
  148. ^ Johann Sigurdsson (8 shtator 2018). "Switzerland 6–0 Iceland" (në anglisht). UEFA. Marrë më 8 shtator 2018.
  149. ^ "SFAP Golden Player 2012" [SFAP Lojtari i artë 2012] (në anglisht). Golden Player. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  150. ^ "Best Young Player 2012" [Lojtari më i mirë i ri 2012] (në anglisht). Golden Player. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  151. ^ "DFB-Pokal 2012/2013 " Scorers" [DFB-Pokal 2012/2013 " Shënuesit] (në anglisht). WorldFootball. Marrë më 12 nëntor 2017.
  152. ^ "DFB-Pokal 2012/2013 " Assists" [DFB-Pokal 2012/2013 " Asistet] (në anglisht). WorldFootball. Marrë më 12 nëntor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]