Jump to content

Ylli Bufi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ylli Bufi
Kryeministër i Shqipërisë
Në detyrë
5 qershor 1991 – 10 dhjetor 1991
Paraprirë ngaFatos Nano
Pasuar ngaVilson Ahmeti
Të dhëna vetjake
U lind më25 maj 1948
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Ylli Bufi lindi më 25 maj të vitit 1948 në Tiranë, ka qenë deputet, ministër, nënkryetari Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministër i Shqipërisë.

U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale në vitin 1972. Më pas mori gradën Doktor i Shkencave.

Veprimtaria profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1982-1983: Komiteti i Shkencës dhe Teknikës.
  • 1976-1982: Ndërmarrja Ushqimore, Fier.
  • 1972-1976: Uzina e Përpunimit të Naftës, Fier.

Veprimtaria politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor të vitit 1991 zgjidhet ministër i industrisë së lehtë dhe ushqimit. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në vitin 2009. Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë ne vitin 2005-2009, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Anëtar i disa forumeve drejtuese të Partisë Socialiste shqiptare. Ministër ekonomie në vitin 1997. Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit, qeveri e formuar si rezultat i marrëveshjes midis forcave politike në vend, në maj të vitit 1991. Qeveri e Stabilitetit, ishte qeveri me bazë të gjerë dhe ku për herë të parë merrnin pjesë ministra të opozitës, Qeveria e Stabilitetit e nxori vendin nga izolimi i gjatë komunist, duke e bërë Shqipërinë anëtare të disa organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare. Doktor i shkencave inxhinierike.[1]

Si politikan Ylli Bufi u njoh që nga viti 1983, që nga ajo kohë ai ka ushtruar disa detyra si:

  • Gjatë viteve 1983-1990: Zv/ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore
  • Gjatë viteve 1990-1991: Ministër i Industrisë Ushqimore
  • 1991 (qershor-dhjetor): Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit
  • Gjatë viteve 1992-1996: Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Industrisë, Transportit dhe Tregtisë.
  • 1997 (mars-korrik): këshilltar politik i Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
  • 1997 (korrik) -1999 (tetor): Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
  • Gjatë viteve 2002-2005: anëtar i komisioneve të përkohshme parlamentare për shqyrtimin dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it për reformën zgjedhore dhe të shqyrtimit të projektligjit për “Kthimin e pronave ish-pronarëve”
  • Gjatë viteve 2001-2005: Kryetar i Delegacionit të Kuvendit të RSH-së në CEI.
  • Gjatë viteve 2001-2005: Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Financave dhe Privatizimit.
  • Që nga shtatori i vitit 2005 mban detyrën e Z/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Socialiste. Njëkohësisht, Ylli Bufi është kryetar i komisionit të përhershëm parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.
  1. ^ Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kuvendi nderon ish Kryeministrat e 20 viteve të fundit, Liderin e Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, “Mandelën" e Shqipërisë, Arbnori, Gandin e Ballkanit, Rugova, Komandantin legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Jashari Arkivuar 13 prill 2013 tek Wayback Machine, Kuvendi i Shqiperisë, 21.11.2012