bajonetë
Appearance
Bajonetë f.sh. -
- Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës a të automatikut ose që e mban ushtari në brez. Bajonetë thikë (shtizë). Maja e bajonetës. Goditje (sulm) me bajonetë. Mur bajonetash. Plagë bajonete. Mbërthej (hap, përkul, mbyll) bajonetën. Shpoi me bajonetë. I shkoi në bajonetë. Bajonetë - drejto! usht. Bajonetë-përkul! usht.
- Ushtar i këmbësorisë (si njësi numërimi). Detashment me një mijë bajoneta.
- fig. Forcë ushtarake, dhunë e armatosur. E detyroi me bajonetë.
- ndërt. Gozhdë muri petake, që përdoret për të mbërthyer kornizat e dritareve dhe kasat e dyerve. Bajonetë dyersh (dritaresh). Ngul bajonetën. Mbërthej me bajonetë.
- Me forcën e bajonetës keq. me armë, me dhunë. Nën bajonetën e armikut në mes të rrezikut.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0