Divjaka
Divjaka | |
---|---|
Popullsia | 7 282 [1] |
Faqja zyrtare | [ Bashkia e Divjakës] |
Divjaka është një qytet në Shqipërinë e Mesme që ndodhet pes km larg Detit Adriatik dhe në veri-lindje të Lagunës së Karavastës me rreth 7 282 banorë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lashtësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendohet se kodrat e Divjakes deri ne afersi te Terbufit kane qene te banuara qysh ne kohet e lashta. Kjo vertetohet edhe nga shume objekte arkeologjike te gjetura ne keto kodra, si nga varret e shumta qe gjenden neper keto vende.
Rrethinat e Divjakës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]{{Komuna | Titulli = Njësia administrative Divjakë | Vendbanimet = Divjaka · Bishçukas · Bregas · Dushk Can · Gërmenj i Madh · Gërmenj i Vogël · Hallvaxhias · Mizë · Xeng Në jug të Divjakës në afërsi të fshatit Mize dhe Xeng nga hapja e një kanali kullues u gjenden disa tjegula , copa rrexylli, një gozhdë kovaei 12 cm, dhe dy rrota me diameter 18 & 10 cm dhe fragmentesh enësh të ndryshme. Copat e tjegulave dhe të tullave të gjetura në këtë arë janë idetike me tjegullat e tullat e gjetura nëpër varret e fshatrave të përmendur më siper. Në fshatin Mize janë gjetur rreth e rrotull varre te mbuluar me tjegulla me permas 70×40×2cm, po dhe pjata balte si dhe vegla pune hekuri, të cilat i perkasin mesjetës së hereshme.
Të gjitha materialet të cilat janë gjetur si: Hanxhare, heshtat,pjatat kandilat, kanë pas egzistuar në muzeun e Divjakës dhe i perkisnin shekullit III-II para erës sonë. Me perjashtim të pak eneve helenistike e të ndonjë objekti tjetër, të gjitha të tjerat janë Iliro-shqiptare. Si do që të jetë, fakt është se Divjaka dhe kodrat përreth saj kanë qënë të banuara që në kohë të lashta nga fisi i njohur Ilir i Taulantëve dhe më vonë nga shqiptarët e hershëm.
Një fakt tjetër është nje gurë i gjetur në Divjakë me mbishkrim latin i cili është nje gurë rruge dhe deshmon se në këtë zonë ka pas kaluar një rrugë që lidhte Apollonin me Dyrrahun (Durrësin) dhe thuhet se ka qënë një degë e rrugës Egnatia që shkonte për në Skampa (Elbasan) sipas hartes Krahina jonë në shekujt IV-V të erës sonë.
Arkeologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga zbulimet arkeologjike interes te veeante paraqe fytyra e nje femre ne reliev, Erinia, perendesha e hakmarrjes e skalitur ne nje bllok te vogel guri gelqeror. Kjo veper është gjetur ne murin e jashtem te Kishes se Divjakes. Deri vone ka qene e kspozuar ne muzeun e qytetit. Floket e saj ishin te trajtuar si gjysem gjarperinj e floke me nje goje te hapur qe tregonte tmerrin.
Ne nje bllok tjeter guri gelqeror po ne murin e kishes paraqitet ne reliev portreti i Perandorit ilir, Kostantini i Madh (306-332) i veshur me kemishe popullore ilire. Nga keto fakte mund te themi me siguri se Divjaka dhe zona e saj kane qene banuar para dyndjes se sllaveve dhe para epokes sone. Pervec gjetjeve te shumta arkeologjike, sipas dokumentave turke te viteve 1441-1450 del se Divjaka ka qene prone e nje te quajturi Dhimiter Prespa. Me pas kaloi ne pronesin e nje fare Zakonas Beu, i cili e permendet ne histori per mardhenie me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun.
Nga viti 1450 i shekullit XV qyteti mbeti ne duart e nje te quajturi Zurgo,me vone pas vitit 1450 u be prone e nenes se Sulltanit. Ne kete kohe populli u detyrua te paguante shume taksa si, vergjije, xhelepi gjithashtu per aresye se ata ishin te krishtere ata duhet te paguanin dhe takse nizamie, dhe te punonte argat tek tok e turkut. Ne afersi te Divjakes meperpara ka pas egzistuar nje fshate i quajtur Kular. Ky fshat e ka marr emrin nga disa relieve ne forme kularesh qe ishin formuar nga rrjedha e lumit Shkumbin.
Per aresye te permbytjeve te shumta nga lumi banoret u detyruan te shpernguleshin nga fshati dhe te shkonin ne Divjake ku jetuan dhe jetojne akoma disa fise si Tashi, Janko etj.
Prejardhja e Emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si dhe nga e ka marre kete emer nuk kemi shume informacione, por per sa dime dhe na kane lene te shkruar te paret tane ka disa teori. Rrap Mertiri mesues pensionist, i cili para clirimit ka qene mesues ne Divjak, ka degjuar prej mesuesit te mirenjohur Jani Minga se emri Divjake vjen nga fjala Divija dy vija. Ne te vertete qyteti kufizohet nga dy vija uji, grykëderdhja e Shkumbinit ne veri, dhe delta e Semanit në jug.
Ndersa nje informacion tjeter na e jep Profesor Kol Nika ne Librin e tij Divjaka një fshatë i lashte i cili thotë se e ka marre emrin nga rrenja e fjales Div ne gjuhen shqipe Dif-Diva, përdoret për kafshët mbinatyrore dhe ne mënyrën figurative për njerëz me force vigane, te fuqishem e shtatemedhenj.
Emri Divjake permendet per here te pare ne dokumentat turke ne vitet 1441-1443-1445. Keto dokumente kane qene ne muzeun e qytetit. Nje tjeter dokument qe tregon per prejardhjen e emrit Divjake është dhe botimi ne nje reviste i Profesor Luk Karafilit nga Shkodra me pseudonimin Bardhyli ne artikullin e tij Kravastaja e Divjaka shkruan: Qyteti Divjake mori emrin perrallor te divave te perralles se moeme qe i pershtatet princeshes Marika Matranga dhe tregon tretjen e kesaj familje me ate te princave Muzakaj te Beratit. Autori e mbështët kete ne nje perralle te degjuar ne Lushnje nga disa te moshuar.
Gjithashtu ne kohen e Turqise dhe deri vone para clirimit, krahina ku bente pjese Divjaka quhej Karatoprak (nga turqishtja -dhe i zi-), kjo krahine perfshinte katundet ndermjet Terbufit e gjolit te Karavastase deri ne Libofshe, por vendasit nuk e quanin veten Karatoprakas por Divjakas.
Me sa dihet pra deri me sot fjala Divjake nuk rrjedh nga ndonje emer fisi,llagapi(mbiemer), apo toponomi te mepareshme dhe nuk duhet te kete dale nga vendasit por nga njerez te tjeter qe kane shkelur e pare kete vende dhe banoret e ketij vendiPozita Pozita Gjografike.[2]
Kordinatat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale është rreth 16 km. Per tu ardhur ne ndihme banoreve qe te udhetojne ne vende te ndryshme ne divjake ndodhet nje stacion autobuzash qe ploteson nevojat e qytetareve.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale është rreth 16 km. Per tu ardhur ne ndihme banoreve qe te udhetojne ne vende te ndryshme ne divjake ndodhet nje stacion autobuzash qe ploteson nevojat e qytetareve.
Mjedisi Natyror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Divjaka shtrihet ne brendësi te një fushe. Ne territorin e saj ka pasuri nëntokësore siç është gazi natyror. Këto pasuri janë shfrytëzuar nga njerëzit qe prej 30 vjetësh.
Format kryesore te relievit janë :
- kodër - 100 ha
- fushë - 1800 ha
- pyll - 1275 ha
- sipërfaqja ujore - 595 ha
Klima dhe Moti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima është mesdhetare dhe është një klime jo e shëndetshme sepse ka shume kontraste midis stineve.
- Temperatura mesatare shumëvjeçare vjetore është 21 °C.
- Temperatura mesatare shumëvjeçare e janarit është 5 °C.
- Temperatura mesatare shumëvjeçare e korrikut është 30 °C.
- Temperatura minimale absolute është -1 °C.
- Temperatura maksimale absolute është + 38 °C.
Reshjet bien kryesisht ne stinën e pranverës. Reshjet e dëborës janë te rralla ne këtë vend. Reshjet e bresherit bien me shume ne stinën e pranverës. Takohen deri ne 3 dite me breshër ne vit. Ngricat janë te rralla. Takohen deri 10 dite me ngrica ne vit. Ngricat e para shfaqen ne muajin janar ndërsa te fundit ne muajin mars. Periudha e thatësirës zgjat rreth 90 dite ne vit. Ka pasur raste edhe te thatesirave te tejzgjatura dhe kane qene rreth 3 raste ne 10 vjet. Era është e shpeshtë. Erërat dominuese te gjysmës se ngrohte te vitit vijnë nga jugu ndërsa te gjysjmes se ftohte nga veriu. Ne Divjakë nuk mungon edhe rasti i stuhive. Ato ndodhin me shpesh ne mars dhe numërohen mesatarisht 2 dite me stuhi ne vit. Demet qe kane sjelle stupite kane qene : rrëzimi i drithërave, rrëzimi i pemëve te vjetra qe shpesh here shkaktonte edhe rrëzimin e linjave elektrike.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezervati i dikurshëm i gjuetisë
Deri ne fund te viteve '80 kjo ishte zone e rezervuar për ish-udheheqesit e larte komuniste, te cilët vinin ne fundjave për te gjuajtur shpeze te egra. Ne lagunën e Karavastase rritet me shumice fazani i egër, i cili përben një nga ushqimet me te zgjedhura, por edhe rosa e shapka te egra.
- Peshku dhe kriporet e lagunes
Nje nga menyrat e mbijeteses per banoret e zones është peshkimi. Laguna është e pasur me peshq te llojeve te ndryshme, ku mbizoteron trofta. Por peshkataret dalin shpesh edhe ne det te hapur, duke sjelle ne restorantet e zones nje shumellojshmeri peshku. Ne disa vende jane ngritur edhe kripore te vogla.[3]
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veshjet karakteristike te Divjakes jane veshje tipike Myzeqare dhe mjaft te veçanta ne llojin e tyre duke marre parasysh te qendisurat shumengjyreshe ne veshjet e femrave, dhe shamite e tyre te bardha. kapelet e kepucet (opingat) e meshkujve jane gjithashtu teper te veçanta per kete zone.
Feja është një tjetër aspekt mjaft i rëndësishëm i Qytetit te Divjakës. Pjesa me e madhe e banoreve vendas te këtij qyteti janë te besimit te krishtere ortodoks. Ne sheshin qendror te qytetit ndodhet edhe kisha ortodokse tashme e rikonstrukturuar dhe mjaft e mirëmbajtur.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryetar i Bashkise se Divjakese është Z. Fredi Kokoneshi i Partisë Socialiste. Ai ka marre këtë post pas zgjedhjeve te fundit ne vitin 2012.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.bashkialushnje.gov.al/pdf/statistika.pdf
- ^ Cf. Divjaki, Geopedia.si; Divjake; Divjak. Wikipedia, slobodna enciklopedija; Divjak. Wikipedija, prosta enciklopedija.
- ^ Artikull nga[lidhje e vdekur] Koha Jonë; 12 qershor 2011
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |